Zyrtarja për Informim në MASHT po dyshohet për dy vepra penale

Zyrtarja për Informim në MASHT po dyshohet për dy vepra penale

Për një periudhë gjashtëmujore, Egzonjeta Kadishani ka zënë një vend pune në Ministrinë e Arsimit. Kadishani, përmes kontratës për shërbime të veçanta, është punësuar si zyrtare për informim në MASHT këtë muaj, ani pse ajo është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për veprat penale “Ndërhyrje në sisteme kompjuterike” dhe “Ngacmim”. “Për rastin […]

Për një periudhë gjashtëmujore, Egzonjeta Kadishani ka zënë një vend pune në Ministrinë e Arsimit.

Kadishani, përmes kontratës për shërbime të veçanta, është punësuar si zyrtare për informim në MASHT këtë muaj, ani pse ajo është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për veprat penale “Ndërhyrje në sisteme kompjuterike” dhe “Ngacmim”.

“Për rastin në fjalë, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, është duke e trajtuar dhe se e njëjta është duke u hetuar për dy veprat penale. Aktualisht, ky rast ndodhet në fazën e hetimeve, andaj prokurori i rastit është duke i zhvilluar hetimet lidhur me këtë çështje penale”, ka thënë zëdhënësja Laureta Ulaj.

Egzonjeta Kadishani nuk ka kthyer përgjigjeje në pyetjet e KTV-së se si u bë që ajo të punësohet sërish në këtë ministri, as pas një jave. Ajo ishte punësuar edhe në maj të vitit të kaluar në Ministrinë e Arsimit në pozitën zyrtare administrative.

Megjithatë, në një përgjigje me shkrim, Ministria e Arsimit thotë se Egzonjeta nuk është punësuar, por është angazhuar vetëm përkohësisht.

“Fillimisht, duam t’ju informojmë se personi në fjalë nuk është punësuar ne MASHT, por është angazhuar përkohësisht me marrëveshje për shërbime te veçanta. Sipas komisionit përkatës, kandidatja në fjalë i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara. Lidhur me çështjet tjera të ngritura, edhe pse nuk kërkohen me konkurs, e angazhuara në fjalë i ka ofruar Ministrisë edhe dokumente që dëshmojnë të kundërtën e asaj që thoni”, ka thënë Valmir Gashi, këshilltar për media i ministrit të Arsimit.

Muajt e fundit, kjo ministri ka shpeshtuar konkurset të cilat kryesisht kanë qenë me kontrata mbi vepër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?