Zyrtare: PTK nuk vazhdon kontratën me Z-mobile

Telekomi i Kosovës i ka dhënë fund edhe zyrtarisht marrëveshjes me kompaninë Z-Mobile të udhëhequr nga Blerim Devolli. Kjo marrëveshje bashkëpunimi kishte zgjatur për dhjetë vjet për radhë, ndërsa kompania në fjalë e kishte dërguar kontratën te përmbaruasi për borxhin e arbitrazhit. Bordi i Drejtorëve të PTK-së tashmë e ka lëshuar dokumentin që tregon se […]
Kjo marrëveshje bashkëpunimi kishte zgjatur për dhjetë vjet për radhë, ndërsa kompania në fjalë e kishte dërguar kontratën te përmbaruasi për borxhin e arbitrazhit. Bordi i Drejtorëve të PTK-së tashmë e ka lëshuar dokumentin që tregon se marrëveshja është shkëputur.
Ky bord ka vendosur dje në një mbledhje që ka zgjatur më shumë se tetë orëq ë marrëveshja me Dardafon të mos vazhdohet më tutje. Ky vendim do të hyjë në fuqi sonte, bën të ditur Express.
Në vendim thuhet që negociatat janë shpallur të pasuksesesshme dhe se ka përfunduar çdo raport kontraktues mes Telekomit dhe Dardafonit, përcjell Periskopi.
Gjithashtu thuhet se kryeshefi ekzekutiv, Bedri Istrefi do të shpallë publikisht përfundimin e negociatave e të çdo raporti kontraktues në mes të dy kompanive me 31 korrik 2019, në të njejtën datë kur për përfundim të marrëveshjes do të njoftojë zyrtarisht edhe Dardafonin.












