Zgjedhjet mund të mbahen në shtator

Zgjedhjet mund të mbahen në shtator

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës pothuajse të gjitha partitë politike, si nga koalicioni qeverisës, edhe ato të opozitës, kanë kërkuar shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. Për shkak të mungesës së konsensusit për një kandidat të ri të përbashkët nga ana e PAN-it, njohësit e çështjeve politike theksojnë se vendi […]

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj vendi do të përballet me zgjedhje të parakohshme, kjo për shkak se brenda koalicionit qeverisës PAN ende nuk janë bërë përpjekje për arritjen e një konsensusi për të shpallur një kandidat të përbashkët për kryeministër të ri të Kosovës.

Menjëherë pas dorëheqjes Haradinaj ka theksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe për qeverinë e re duhet të vendosë populli. Me idenë për zgjedhje të reja janë pajtuar të gjitha partitë opozitare, por edhe parti brenda PAN-it.

Mirëpo për PDK-në ende nuk po shihen zgjedhjet si zgjidhje. Nga kjo parti kanë pohuar për “Zërin” se do të pajtohen me vendimet që do të vijnë nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Njohës të çështjeve politike në vend theksojnë se për shkak të mosunitetit për një kandidat të ri nga ana e PAN-it zgjedhjet janë të prira të mbahen jo më larg se në fund të këtij viti.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse kryeministri jep dorëheqjen, presidenti në konsultim me koalicionin që ka marrë shumicën e votave mund të mandatojë kandidatin e ri për të formuar Qeverinë, i cili duhet të zgjidhet me shumicë votash në Kuvend.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?