VV e LDK intensifikojnë takimet, Kurti flet për postin e kryeministrit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin në një konferencë për media pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit të Ramush Haradinajt, ka folur edhe për mundësinë e bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës – raporton Periskopi. Kurti ka thënë se me LDK’në janë në koordinim të vazhdueshëm, por që njëherë duhet të presin që ajo parti […]
Kurti ka thënë se me LDK’në janë në koordinim të vazhdueshëm, por që njëherë duhet të presin që ajo parti ta përfundojë procesin e brendshëm zgjedhor.
“Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm. Jemi në komunikim të përhershëm me LDK’në dhe natyrisht që ditët dhe javët në vazhdim ne do të bashkërendohemi për të mirën e Kosovës. Unë nuk mund t’i parashikoj hapat, por jemi të interesuar qe ta krijojmë një subjekt i cili fiton lista ngadhënjyese që e kthen shpresën në Kosovë dhe formojnë efekt sinergjik që dalja të jetë sa më masive. Ka vullnet nga ana jonë për një bashkërendim drejt zgjedhjeve të reja, por s’di çka do të ndodh. Mbetet të shihet pas takimeve që do të ndodhin. E dini se LDK ende s’e ka përfunduar procesin e brendshëm zgjedhor. Në fillim të gushtit shumëçka do të jetë e qartë”, ka thënë Kurti tutje.
Ai ka folur edhe për mundësinë që ai të kandidojë për kryeministër, por për këtë tha se do të vendos Këshilli i Përgjithshëm i partisë.
“Kurrë ma të gatshëm s’kemi qenë. Ne jemi opozita e vërtet e ndryshimi do të ndodh kur të bëhemi ne Qeveri. Këshilli i përgjithshëm do të mblidhet për të diskutuar kandidaturën”, tha Kurti./PERISKOPI












