Vulin: Ushtria serbe po armatoset nga Rusia, ne e ruajmë paqen

Ministri serb i mbrojtjes Aleksandër Vulin thotë se përveç helikopterëve Mi-35 që u kanë arritur nga Rusia në fund të vitit do të arrijnë edhe tre të tjerë Mi-17. ‘Ne do të kemi edhe helikopterë të tjerë të ri nga Rusia, që janë aktualisht klasa më e lartë e helikopterëve në botë”, i ka thënë […]
Ministri serb i mbrojtjes Aleksandër Vulin thotë se përveç helikopterëve Mi-35 që u kanë arritur nga Rusia në fund të vitit do të arrijnë edhe tre të tjerë Mi-17.
‘Ne do të kemi edhe helikopterë të tjerë të ri nga Rusia, që janë aktualisht klasa më e lartë e helikopterëve në botë”, i ka thënë Vulin RTS’së, shkruan Periskopi.
Rusia dje ka dërguar armatim për Serbinë derisa presidenti serb Aleksandër Vuçiq është shprehur krenar për këtë ndihmë që shteti rus po ia bën Serbisë, edhe pse ‘armatimi i fundit ishte në kundërshtim nga NATO’.
Ndërkohë, Vulin thotë se gjithë ky armatim ‘do të shërbejë për ruajtjen e paqes në rajon”.
“Armatimi i ushtrisë tonë do t’i shërbejë ruajtjes së paqes”, ka thënë Vulin, duke shtuar më pas ‘se Serbia është shtet që merr vetë vendime”.
“Sa më të fuqishëm që jemi, lufta do të jetë edhe më larg nga ne’, thotë Vulin./Periskopi.












