“Vetëm të vdekur mund të na kapin”, moto e bandës shqiptare që u shkatërrua nga karabinierët italianë

“Vetëm të vdekur mund të na kapin”, moto e bandës shqiptare që u shkatërrua nga karabinierët italianë

Pesë shqiptarë kanë rënë në pranga mëngjesin e së shtunës nga policia e Firenze-s pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal që merrej me grabitjen e banesave.     “Vetëm të vdekur mund të na kapin”. Kjo ishte motoja e pesë djemve nga Miloti. Ata i përkasin moshave 21 deri në 37-vjeçare, […]

Pesë shqiptarë kanë rënë në pranga mëngjesin e së shtunës nga policia e Firenze-s pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal që merrej me grabitjen e banesave.

 

 

“Vetëm të vdekur mund të na kapin”. Kjo ishte motoja e pesë djemve nga Miloti. Ata i përkasin moshave 21 deri në 37-vjeçare, por emrat e tyre nuk janë bërë publike. Sipas mediave, djemtë ishin të afërm dhe i përkisnin familjeve me mbiemër Veseli, Gega dhe Cera. Tre prej tyre kanë precedentë të mëparshëm penal, ndërsa dy të tjerë nuk janë të njohur në drejtësinë italiane.

Sipas karabinierëve, njëri nga grabitësit në momentin e operacionit u mundua të arratisej. Ai u hodh nga kati i gjashtë i një pallati në ballkonin e një apartamenti në kat të katërt të pallatit përballë. Nga kjo ngjarje mbetën të lënduar 3 policë, ndërkohë që anëtarët e bandës nuk pësuan asnjë plagë.

Shqiptarët për policinë italiane ishin shumë të rrezikshëm. Ata kryenin grabitje edhe nëse pronarët ndodheshin brenda banesës. Një prej drejtuesve të policisë franceze, Nino De Santis, ka treguar se vodhën 30 gramë ar nga banesa e një plake ndërkohë që ajo flinte.

Nga përgjimet është zbuluar se për të nënkuptuar arin thonin fjalën “pikë”. Gjithashtu kapja e tyre ishte shumë e vështirë. Kjo pasi për një kohë të shkurtër ndërruan 5 makina, ndërsa punët nuk i kryenin gjatë orëve të vona të natës, por mbrëmjeve.

Bazën grupi i grabitësve e kishte në një apartament në Isolotto. Ndërkohë në rrjetet sociale mburreshin se kishin çuar drejt përplasjes një makinë karabinierësh ose se kishin grabitje prej “200 pikësh”.

Pasi ktheheshin në shtëpi flisnin me telefon me familjarët e tyre dhe çdo gjë që vidhnin e dërgonin menjëherë në Shqipëri. Madje nuk mbanin asgjë në shtëpi, pasi i fshihnin në një strehë në pyll.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?