Veseli takohet me kryesinë e degës së PDK-së në Prishtinë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e ka takuar sot kryesinë e degës së PDK-së në Prishtinë. Partia Demokratike e Kosovës e ka rikonfirmuar edhe njëherë se kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Kadri Veseli takoi Kryesinë e Degës së Prishtinës dhe ritheksuan së PDK është më e gatshme se kurrë për zgjedhje […]
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e ka takuar sot kryesinë e degës së PDK-së në Prishtinë.
Partia Demokratike e Kosovës e ka rikonfirmuar edhe njëherë se kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Kadri Veseli takoi Kryesinë e Degës së Prishtinës dhe ritheksuan së PDK është më e gatshme se kurrë për zgjedhje dhe se konsolidimi i nëndegëve dhe strukturave të degës së Prishtinës është shpresë për qytetarët”.
“Procesi zgjedhor nëpër të cilin ka kaluar PDK-ja në Prishtinë, ashtu sikurse edhe në të gjitha komunat e Kosovës, është garanca më e madhe që PDK përfaqëson strukturën me besimin më të madh elektoral dhe kjo na jep edhe më shumë përparësi për zgjedhjet ë ardhshme”, thuhet në njoftim.












