Veseli në Suharekë, Rahovec e Malishevë, takime mobilizuese me degët

Veseli në Suharekë, Rahovec e Malishevë, takime mobilizuese me degët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë sot në terren në takime të shumta për ta mobilizuar strukturën e partisë për zgjedhjet e parakohshme nacionale në vend, që do të ndodhin shumë shpejt. Ai ka qëndruar sot në Malishevë, Rahovec e Suharekë ku është takuar me kryesitë e degëve, të dala nga […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë sot në terren në takime të shumta për ta mobilizuar strukturën e partisë për zgjedhjet e parakohshme nacionale në vend, që do të ndodhin shumë shpejt. Ai ka qëndruar sot në Malishevë, Rahovec e Suharekë ku është takuar me kryesitë e degëve, të dala nga një proces shembullor i zgjedhjeve të brendshme.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme. Partia Demokratike e Kosovës është jashtëzakonisht e përgatitur për zgjedhjet e reja. Ne dalim në këto zgjedhje për fitore bindëse. Sepse, nuk ka asnjë parti më të konsoliduar se ne, nuk ka asnjë parti më të përgatitur sesa ne”, ka thënë Veseli para anëtarëve të partisë së tij në këto tri komuna.

Veseli ftoi anetarët e degëve që të vazhdojnë të jenë në komunikim të përditshëm me secilin qytetar, në mënyrë që programi i PDK-së të jetë ashtu si gjithmonë në përputhje të plotë me kërkesat e qytetarëve dhe qëllimeve ku vendi synon të arrijë.

“Ne kemi programin që i duhet Kosovës. Ne e kemi të qartë se ku duhet të jemi si vend edhe në këtë dekadë dhe kemi njerëzit më të mirë që do të implementojnë vizionin për Kosovën. Për shtet më të fuqishëm, për ekonomi më të fortë, për një Kosovë të shanseve të barabarta”, tha ai.

Ditë më parë Veseli ka takuar edhe degët tjera të PDK-së me qëllim të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme nacionale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?