Veseli: Kuvendi të shpërbëhet, zgjedhjet janë të pashmangshne

Veseli: Kuvendi të shpërbëhet, zgjedhjet janë të pashmangshne

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të votojë për shpërbërjen e vet dhe të caktohet data e zgjedhjeve, në mënyrë që vendi të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje, shkruan Periskopi. Ai këtë deklaratë e bëri për RTK, pas mbajtjes së mbledhjes së parë […]

Ai këtë deklaratë e bëri për RTK, pas mbajtjes së mbledhjes së parë të Këshillit Drejtues të PDK-së, i dal nga zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

“Mos t’i maltretojmë qytetarët, është koha e vendimmarrjes. I kisha thirr kolegët e mi të partive politike, të mblidhemi në Kuvend, duhet të ndodh shpërbërja e Parlamentit, të merremi vesh për datën e zgjedhjeve”, tha Veseli.

Ai ka thënë se ka dy mundësi për caktimin e zgjedhjeve, takimi i partive politike me presidentin dhe vendimi i Kuvendit për shpërbërje, që sipas Veselit ky i dyti është dhe më i shpejt. Veseli tha se do të marrë iniciativën, që është në përgjegjësit e tij kushtetuese, për të thirrur një seancë të Kuvendit, për të vendos shpërbërjen me dy të tretat e votave.

“Është koha e vendimmarrjes. I kisha ftuar kolegët e mi të partive të politike që të mblidhemi në Kuvend dhe të merremi vesh për datën dhe ta vetëshpërbëjmë Kuvendin dhe të shkojmë në zgjedhje. Kjo është më e mira për zgjedhje”, tha ai.

Në lidhje me ftesën e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj që u ka bërë për takim partnerëve qeverisës, Veseli ka lënë të nënkuptohet se nuk do t’i përgjigjet ftesës, duke pohuar se kjo tani nuk ta të me asnjë individ dhe se “kryeministri në largim, është kryeministri në largim”.

“Dorëheqja ka qenë dëshirë e kryeministrit. Ne do të shkojmë në proces zgjedhor. Qytetarët janë ata që i japin dikujt mandat qeverisë. Nga ky proces zgjedhor do të kemi një rezultat bindës për PDK-në. Kosova ka institucione, nuk ka nevojë të krijohet konfuzion. Zgjedhjet janë të pashmangshme. Partitë politike të mos mbajnë deklarata, por të marrin vendimin për shpërbërjen e Kuvendit me dy të tretat dhe të ecim më tutje”, tha Veseli./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?