Udhëtarët ndalojnë nisjen e aeroplanit me defekt të linjës Stutgart-Prishtinë

Udhëtarët ndalojnë nisjen e aeroplanit me defekt të linjës Stutgart-Prishtinë

Fluturimi i linjës Stutgart-Prishtinë është anuluar pas një defekti që ka pësuar aeroplani në momentet e para të nisjes. Rastin e ka treguar një prej udhëtarëve me inicialet L.S që gjendej brenda aeroplanit. Ai thotë se bashkë me disa udhëtarë të tjerë e kishin vërejtur se si qysh në nisje, aeroplani kishte pësuar një defekt, […]

Rastin e ka treguar një prej udhëtarëve me inicialet L.S që gjendej brenda aeroplanit.

Ai thotë se bashkë me disa udhëtarë të tjerë e kishin vërejtur se si qysh në nisje, aeroplani kishte pësuar një defekt, dhe se si po i rridhte diçka nga njëri krah.

L.S thotë se menjëherë kanë njoftuar stjuardesat dhe më pas edhe pilotin e aeroplanit, i cili më shumë vështirësi ka arritur që ta ndalojë aeroplanin pa u ngritur nga pista.

Ai thotë se tashmë gjenden në aeroportin e Stutgartit dhe janë të shqetësuar pasi askush nuk po u jep informacione.

“Jo askush nuk po din asgjë. As nuk po tregojnë asgjë. Edhe kompanitë shqiptare që i kanë shitur biletat nuk po iu intereson shqetësimi i udhëtarëve. Askush nuk po na informon, të gjithë jemi të shqetësuar”, ka thënë L.S për Express.

Ndërkohë në faqen e Aeroportit të Prishtinës figuron që fluturimi i linjës Stutgart-Prishtinë është anuluar.

L.S ka treguar se bëhet fjalë për udhëtimin VBB3208 të linjës Stutgart-Prishtinë të kompanisë ALK që është planifikuar të niset në orën 12:00.

Në videot dhe fotografitë e dërguara shihet se si mekanikët e Aeroportit kanë filluar menjëherë të merren me defektin në fjalë, ndërkohë siç tregon L.S lëngu që ka rrjedhur dyshohet të jetë kerozinë.

Nga Aeroporti i Prishtinës kanë thënë se për rastin në fjalë duhet kontaktuar autoritetet në Sutgart dhe kompania në fjalë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?