U mbytën 300 njerëz: Kompania gjermane bëhet me faj për tragjedinë

Gjashtë muaj pasi kolapsoi barriera vdekjeprurëse në Brazil, prova të reja kanë dalë në shesh që tregojnë se kjo katastrofë mund të ishte parandaluar. Investiguesit besojnë se ka prova të reja që tregojnë se kopania gjermane që çertifikoi strukturën si të sigurt e dinte se ajo mund të kolapsonte. Gati 300 njerëz vdiqën kur kolapsimi […]
Investiguesit besojnë se ka prova të reja që tregojnë se kopania gjermane që çertifikoi strukturën si të sigurt e dinte se ajo mund të kolapsonte.
Gati 300 njerëz vdiqën kur kolapsimi shkaktoi rrëshqitje të dheut afër qytetit juglindor të Brumadinhos.
Një prokuror dhe një ligjbërës që po merret me këtë çështje kanë deklaruar se firma gjermane Tuv Sud nuk po bashkëpunon.
Ata po ankohen se kjo mundesë e bashkëpunimit nga kompania po e pamundëson një hetim të efektshëm.

BBC-ja ka parë e-mailet që tregojnë se analizat e Tuv Sudit fillimisht nuk kishin përmbushur kërkesat zyrtare, përkthen Periskopi.
Kompania nuk ka pranuar kërkesën për intervistë.
Si rrodhi tragjedia
Barriera në Brumadinho kolapsoi për pak sekonda në 25 janarin e këtij viti. Nuk kishte asnjë paralajmërim për rrezikun. Sirenat që duhej të sinjalizonin, nuk u lëshuan.
Punëtorët të cilët ishin ulur për të ngrënë drekë në kantinën e minierës, kishin pasur fare pak shanse për të ikur.
Viktimat ende po gjenden
Në shtëpinë e tij, në kodrat mbi minierë, Aramaio tregon se si motra e tij, po shërbente drekën në kantinë kur ajo u shkatërrua nga rrëshqitja e dheut.
Eshtrat e saj nuk janë gjetur ende. Edhe motra e gruas së tij po ashtu ishte vrarë.
Kompania gjermane me emër internacional
Tuv Sud është një emër shtëpiak në gjermani që bën fjalë për sigurinë.
Kompania e inspeksionit u themeluar para një shekulli, duke ofruar kontrolle sigurie për kompani të mëdha.

Në rastin në fjalë, për dallim nga barrierat e zakonta, nuk kishte kurrfarë muri shtesë apo barriere tjetër.
Dokumentet dhe e-mailet e brendshme të kapura nga investiguesit tregojnë se punëtorët e Tuv Sud e dinin qysh para një viti për rreziqet por nuk bënë asgjë prë to.
Kompania kishte kontratë në vlerë prej 4 milionë eurosh me kompaninë Vale.
E-mailet:
13 maj 2018: “Po i përfundojmë studimet rreth lëngshmërinë e barrierës B1, por gjithçka tregon se nuk mund të bëhet.”
15 maj 2018: “Rezultatet dhe shifrat na lënë të besojmë se jemi në një pozicion mjaft të keq.”
9 nëntor 2018: “Kjo barrierë ka problem me lëngshmërinë.”
Ajo që nuk e dimë është pse ndodhi një gjë e tillë. Mos ishte Tuv Sud nën presion nga Vale?
Ka evidencë që inspektorët ishin të shqetësuar se çfarë mund të ndodhte me kontratën e Tuv Sudit nëse nuk e çertifikonin barrierën.