Trump vë veto: Bllokon rezolutat e Kongresit kundër shitjes së armëve për Arabinë Saudite

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u ka vënë veto rezolutave të Kongresit, që parashohin bllokimin e shitjes së armëve në vlerë të 8.1 miliardë dollarëve për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Trump ka thënë se tri rezolutat “do të dobësojnë konkurueshmërinë e SHBA-së në botë” dhe do të dëmtojnë marrëdhënien e […]

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u ka vënë veto rezolutave të Kongresit, që parashohin bllokimin e shitjes së armëve në vlerë të 8.1 miliardë dollarëve për Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Trump ka thënë se tri rezolutat “do të dobësojnë konkurueshmërinë e SHBA-së në botë” dhe do të dëmtojnë marrëdhënien e saj me aleatët.

Ky hap i presidentit vjen pasi të dyja dhomat e Kongresit kanë votuar për të parandaluar shitjet e armëve ndaj këtyre shteteve.

Disa prej anëtarëve të Kongresit kanë thënë se frikësohen se armët mund të përdoren kundër civilëve në konfliktin në Jemen.

Ata kanë dënuar rolin e Arabisë Saudite në Jemen, si dhe vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Lideri republikan i Senatit, Mitch McConnell, ka thënë se brenda këtyre ditëve Senati do të vendosë nëse do ta refuzojë veton e vënë nga Trumpi.

Megjithatë, analistët kanë vlerësuar se është pothuajse e sigurt që Senati nuk do të ketë dy të tretat e votave për ta bërë një gjë të tillë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?