Tom Cruise kthehet pas 33 vjetësh si aviator në “Top Gun: Maverick”

Tom Cruise kthehet pas 33 vjetësh si aviator në “Top Gun: Maverick”

Kanë kaluar 33 vjet që nga kult-aksioni “Top Gun”, nga i cili Tom Cruise mbahet mend si piloti i ri i marinës, ndërsa aktori i njohur tani po kthehet në avionin e tij në vazhdimin e filmit të titulluar “Top Gun Maverick”. Është publikuar traileri i parë i këtij filmi të zhanrit dramë-aksion, i cili […]

Është publikuar traileri i parë i këtij filmi të zhanrit dramë-aksion, i cili paralajmërohej prej kohësh, ndërsa qysh në pamjet e para Cruise sërish e pushton qiellin si Mavericku, shkruan KOHA Ditore.

“Nuk mund të përparosh, nuk dëshiron të pensionohesh dhe pavarësisht nga të gjitha përpjekjet tua më të mira, refuzon të vdesësh. Deri më tani është dashur të ishe të paktën admiral me dy yje, ndërsa ti je ende kapiten. Ku është problemi?”, e pyet në trailer Ed Harris tani 57-vjeçarin Cruise.

Ngjarja e vazhdimit Top Gun ende nuk është e njohur plotësisht, por dihet se në film, përveç Cruise dhe Harris, do ta shohim edhe Jennifer Connelly, Jon Hamm, Val Kilmer, Miles Teller, Glen Powell dhe shumë të tjerë.

“Do të vazhdojmë në tonin e pjesës së parë të filmit. Aviatorët kthehen, ashtu si edhe nevoja për shpejtësi. Do të kemi fluturake të shpejta. Do të jetë ky një film garues”, zbuloi Cruise vitin e kaluar në një intervistë me televizionin amerikan Access.

Premiera e filmit “Top Gun: Maverick” është planifikuar për 26 qershor 2020.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya