Thaçi: Me ushtarët që i ka ftuar Specialja e kemi mbrojtur popullin dhe e kemi luftuar armikun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj ftesës për Jakup Krasniqin nga Gjykata Speciale. Thaçi thotë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe se asnjë gjykatë qoftë vendore apo ndërkombëtare nuk do ta njollos atë. Presidenti derisa flet në shumës, thotë se ai bashkë me luftëtarët e tjerë kanë […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj ftesës për Jakup Krasniqin nga Gjykata Speciale.
Thaçi thotë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe se asnjë gjykatë qoftë vendore apo ndërkombëtare nuk do ta njollos atë.
Presidenti derisa flet në shumës, thotë se ai bashkë me luftëtarët e tjerë kanë luftuar kundër armikut deri në çlirimin e vendit.
Më poshtë postimi i plotë:
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë. Asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollos atë. Me Jakup Krasniqin, me anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e zonave dhe ushtarët që janë ftuar nga Gjykata Speciale, ne e kemi mbrojtur popullin dhe e kemi luftuar armikun deri në çlirimin e vendit tonë. Si president i vendit, si bashkëluftëtar, e çmoj shumë gatishmërinë e të gjithëve që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Duke bashkëpunuar me drejtësinë ndihmojmë që të ngadhënjejë e vërteta për luftën tonë çlirimtare. Jam i bindur që, njëjtë sikurse në të kaluarën, sërish do të dalim fitimtarë. Pastërtia e luftës sonë do të dëshmohet përballë çdo gjykate! HTH












