Thaçi: Besoj në pastërtinë e UÇK’së dhe në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj. Por në njoftimin e tij, Thaçi shkruan se është ftuar edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, Bislim Zyrapi. Për dorëheqjen e Haradinajt, thotë se pas kësaj situate, ai do të veprojë bazuar në kompetencat e tij si President. Ja reagimi i […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.
Por në njoftimin e tij, Thaçi shkruan se është ftuar edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, Bislim Zyrapi.
Për dorëheqjen e Haradinajt, thotë se pas kësaj situate, ai do të veprojë bazuar në kompetencat e tij si President.
Ja reagimi i Thacit, përcjell Periskopi:
Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush! HTH












