Të paktën 23 të vdekur e dhjetëra të plagosur nga zjarri në kompaninë japoneze

Të paktën 23 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas një zjarrvënieje të qëllimshme në një studio animacioni në Kyoto të Japonisë, kanë thënë zyrtarët e emergjencës lokale. Media lokale ka cituar policinë që tha se një burrë kishte hyrë me forcë në studiot e Kyoto Animation Co të enjten në mëngjes. Policia thotë se […]
Media lokale ka cituar policinë që tha se një burrë kishte hyrë me forcë në studiot e Kyoto Animation Co të enjten në mëngjes. Policia thotë se i dyshuari, 41 vjeçar, kishte shpërndarë gazin për t’ia vënë flakën më pas.
Disa njerëz mbeten ende të panumëruar sipas NHK-së, përkthen Periskopi.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar menjëherë në spital shkaku i plagëve që kishte marrë.
Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se incidenti ishte “tepër i rëndë për fjalët” dhe iu shprehi ngushëllime atyre që e kishin pësuar.
Mësohet që policia kishte gjetur edhe thika në vendin e ngjarjes.
Nuk është e qartë se çfarë lidhjesh mund të ketë pasur i dyshuari me kompaninë në fjalë.
Diku 70 persona ishin në ndërtesë kur zjarri shpërtheu dhe ekziston frika edhe për më shumë viktima. /Periskopi












