Tahiri: Amerika na tha nëse hyni në luftë përgjegjësinë e mbani vetë

Pas kësaj bisede me zyrtarin shtetëror shqiptar, Ramush Tahiri tregon se u mblodhën në Shtutgart me Ibrahim Rugovën, Bujar Bukoshin dhe Ali Aliun. Bujar Bukoshi thotë të mos i ketë besuar. Ibrahim Rugova kërkoi mendim se si të vepronte. Tahiri tregon se vendosën që hapi i parë dhe i vetëm ishte që ta pyesnin Amerikën. […]
Bujar Bukoshi thotë të mos i ketë besuar. Ibrahim Rugova kërkoi mendim se si të vepronte.
Tahiri tregon se vendosën që hapi i parë dhe i vetëm ishte që ta pyesnin Amerikën.
“Ne mbajtëm një takim më Shtutgart. Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Ali Aliu dhe unë. Unë e referova këtë çështje, ‘kryetar, nëse duam të hyjmë në luftë, mund të hyjmë më Shqipërinë, armatimin e kemi’. U thash, ‘mund të flasim edhe me kroatët dhe boshnjakët’”.
“Rugova më dëgjoi, Bukoshi është gjallë, më tha, ‘Ramush të kanë rrejt’. Rugova i tha Bujar, Ramushi ka detyrat që e lidhin me mua dhe e krijojnë këtë raport”.
“Ne i thamë [Rugovës], pyeti amerikanët. Përgjigjja u kthye pas dy javësh, është ajo periudha që ndejti më shumë se 1 muaj jashtë. Ata i thanë kështu, ‘ne nuk ju themi të hyni në luftë, nëse hyni e merrni përgjegjësinë ju’”.












