Syzet e diellit në çdo kohë, domosdoshmëri edhe për fëmijët

Syzet e diellit në çdo kohë, domosdoshmëri edhe për fëmijët

Syzet e diellit janë një ndër aksesorët më të rëndësishëm jo vetëm gjatë stinës së verës por në çdo kohë. Duhet të tregoni kujdes për të mbrojtur sytë në det dhe në mal nga drita e diellit që ju bie në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të reflektuar. Qëndrimi në hije nuk është zgjidhje e mjaftueshme […]

Syzet e diellit janë një ndër aksesorët më të rëndësishëm jo vetëm gjatë stinës së verës por në çdo kohë. Duhet të tregoni kujdes për të mbrojtur sytë në det dhe në mal nga drita e diellit që ju bie në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të reflektuar.

Qëndrimi në hije nuk është zgjidhje e mjaftueshme për të mbrojtur sytë, sepse rrezet UV pasqyrohen nga deti, rëra dhe prej sipërfaqeve të tjera. Për këtë, syzet e diellit janë të domosdoshme, me kusht që ato të kenë disa veçori të caktuara.

Fëmijët dhe të moshuarit duhet të tregojnë një kujdes maksimal, sepse janë më të ndjeshëm dhe më në rrezik. Rrezet e forta të diellit mund të jenë të dëmshme, jo vetëm për lëkurën e fëmijës, por dhe për sytë. Për mbrojtjen e lëkurës është e rëndësishme që të përdorim sa më shumë kremra mbrojtës, ndërsa për sytë duhet t’i mësojmë fëmijët të mbajnë syze.

Kujtojmë se, aparati vizual i fëmijëve fillon zhvillimin e tij nga lindja deri në moshën 7-8 vjeç, kështu që është evidente dhe sa e nevojshme është për t’i mbrojtur ato, në çdo rast që janë në kontakt direkt me rrezet e diellit.

Para së gjithash të forta, por në të njëjtën kohë te lehta, në mënyrë që të mos i sjellin bezdi fëmijëve. Lentet duhet të jenë rezistente ndaj gërvishtjeve dhe të sigurojnë një fushë të gjerë vizive, sa për të mbuluar të gjithë syrin e fëmijës. Sa i takon skeletit, duhet të jetë i butë, i padeformueshëm, pasi kujtojmë se fëmijët shpesh i vënë gjërat në gojë. Bishtat duhet të jenë elastike dhe aderente.

Syzet e fëmijëve në dukje mund të duken si lodër, por duhet të kuptojmë rëndësinë që kanë, pasi sytë e tyre janë më të ndjeshëm, krahasuar me ato të të rriturve.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar