Surroi: Ndërkombëtarët thonë se Specialja ka ftuar Veselin e Thaçin

Publicistja e njohur dhe pronarja e grupit KOHA, Flaka Surroi, ka botuar një shkrim të ri në lidhje me zhvillimet politike të javës së fundit. Ajo e ka quajtur politike “dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj” duke thënë se herën e kaluar, në vitin 2005, e kishte caktuar pasardhësin e tij para se të largohej. Mosbërja […]
Publicistja e njohur dhe pronarja e grupit KOHA, Flaka Surroi, ka botuar një shkrim të ri në lidhje me zhvillimet politike të javës së fundit.
Ajo e ka quajtur politike “dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj” duke thënë se herën e kaluar, në vitin 2005, e kishte caktuar pasardhësin e tij para se të largohej. Mosbërja e një gjëje të tillë tash, nënkupton se vendi do të shkojë në zgjedhje.
Më tej, zonja Surroi përmend disa burime ndërkombëtare që thotë se dy politikanë kosovarë tashmë janë marrë në pyetje nga Specialja, porse kanë zgjedhur të mos e bëjnë publike. Sipas saj, këta janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Surroi thotë se marrë parasysh raportin e Martyt, Specialja do të duhej gjithsesi të ftonte këta dy politikanë. Në atë raport emri i z.Thaçi përmendet 26 herë ndërsa emri i z.Veseli plot shtatë here.
Lexo të plotë kolumnen e saj duke klikuar KËTU.












