Sulm në zyrën e një politikani afgan, 20 të vdekur

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën të dielën si pasojë e një sulmi në selinë e partisë, Trendi i Gjelbër, në Kabul të Afganistanit. Zëdhënësi afgan i ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, ka bërë të ditur se rreth 50 persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi me armë zjarri, shkruan Euroneës, transmeton Klan Kosova. […]
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën të dielën si pasojë e një sulmi në selinë e partisë, Trendi i Gjelbër, në Kabul të Afganistanit.
Zëdhënësi afgan i ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, ka bërë të ditur se rreth 50 persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi me armë zjarri, shkruan Euroneës, transmeton Klan Kosova.
“Synimi i mundshëm i sulmuesit ka qenë kandidati, Amrullah Saleh, ish-shef i shërbimit të inteligjencës së Afganistanit”.
Deri më tani asnjë grup apo individ nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer, por kryengritësit talebanë dhe islamikë janë aktivë nëpër qytet dhe janë të njohur për kryerjen e sulmeve në të kaluarën.












