Sophia Loren kthehet në kinema pas 10 vjetësh

Sophia Loren kthehet në kinema pas 10 vjetësh

Fituesja e çmimit Oscar, Sophia Loren, rikthehet në ekranin e madh për herë të parë në dhjetë vite, si pjesë e një filmi me regji nga djali i saj, Edoardo Ponti. Në film, ajo luan rolin e Madame Rosa, një gruaje që i mbijetoi Holokaustit dhe lidhet emocionalisht me një djalosh emigrant nga Senegali të […]

Filmi, i titulluar “La vita davanti a se” (Jeta përpara), është një përshtatje e romanit të Romain Gary, “La vie devant soi,” është bërë më parë film nga regjisori izraelit Moshe Mizrahi me Simone Signoret në rolin e Madame Rosa. Ai realizim fitoi një Oscar në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj.

Loren, 84-vjeçe, luan të njëjtin rol si Signoret, por Ponti thotë se dy përshtatjet janë shumë të ndryshme. Xhirimet kanë nisur në Itali. Loren, e cila punon dhjetë orë në ditë, tha se po “e lejon veten të shprehet në njëfarë mënyre në ekran që do të habisë shikuesit.”

Aktorja shtoi se i biri nuk kënaqet deri kur ajo jep më të mirën. “Më njeh kaq mirë. Njeh çdo centimetër të fytyrës sime, zemrës sime, shpirtit tim. Refuzon të vijojë me skenën e radhës deri kur unë aktroj me gjithë thellësinë time,” tha ajo.

Ponti, i cili shërben si regjisori i të ëmës për të tretën herë, thotë se Loren është në formë të shkëlqyer.

“Në moshën 84-vjeçare, ajo po rrezikon gjithçka thjesht që të realizojë një rol kaq të thellë, kaq sfidues, qoftë emocionalisht apo fizikisht,” tha ai, shkruan anabel. “Është e mrekullueshme ta shohësh me ç’energji dhe pasion luan çdo skenë.”

Filmi i Mizrahi-t rrëfehet nga perspektiva e Madame Rosa, ndërsa filmi i Ponti-t ndjek linjën e librit, i cili tregohet nga perspektiva e Momo. Ngjarjet ndodhin në të tashmen, në Bari dhe shpalosen në disa nivele.

Niveli i parë është historia e dashurisë dhe miqësisë mes Madame Rosa dhe Momo, “dy njerëz krejtësisht të ndryshëm në aspektin kulturor, moshor, rracor dhe fetar,” shpjegon Ponti. “Ama, janë mbrujtur nga e njëjta dhimbje, pasi janë rritur rrugëve të dy.”

Niveli i dytë është “historia e familjes moderne,” shtoi Ponti.

Madame Rosa është e mbijetuar e Holokaustit dhe kryefamiljare. “Ka tre fëmijë. Një grua transgjinore 35-vjeçare, një çunak 12-vjeçar nga Senegali dhe një djalë 10-vjeçar nga Rumania.”

Dhe së fundi, niveli politik, “që është i panevojshëm të diskutohet, sepse ndihet në çdo sekondë të filmit,” tha Ponti. “Më mirë të fokusohemi te personazhet, te emocionet. I takon shikuesit të flasë për politikën pas tyre.

“Jeta përpara” pritet të shfaqet në kinema në mars të 2020.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya