S’ka naftë e benzinë për japonezët: Pompat e gazit në Kore të Jugut me masa të ashpra pas tensioneve politike

Stacionet e lëndëve djegëse për vetura në Kore të Jugut po refuzojnë që të furnizojnë apo shërbejnë veturat japoneze si pjesë e një bojkoti të shtuar ndaj mallrave japoneze që kanë rritur tensionet tregtare dhe ato politike. Kësisoj janë afektuar edhe udhëtimet për pushime në Japoni, birrat japoneze dhe biletat e filmave. Veç kësaj, ka […]
Stacionet e lëndëve djegëse për vetura në Kore të Jugut po refuzojnë që të furnizojnë apo shërbejnë veturat japoneze si pjesë e një bojkoti të shtuar ndaj mallrave japoneze që kanë rritur tensionet tregtare dhe ato politike.
Kësisoj janë afektuar edhe udhëtimet për pushime në Japoni, birrat japoneze dhe biletat e filmave. Veç kësaj, ka edhe demonstrata jashtë ambasadës së Japonisë në Seul [Seoul], shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Ndjenjat anti-japoneze janë rritur qëkur Tokjo [Tokyo]njoftoi më 1 korrik se po restriktonte eksportimin e materialeve të përdorura për manufukturë, një industri madhore kjo në Kore. Që nga atëherë, kanë nisur akuzat dhe kundër-akuzat mes vendeve fqinje.
Sidoqoftë, kjo rritje tensionesh ka bërë që të shpërthejnë edhe ndasitë e brendshme. “Viktimat për shkak të refuzimit të stacioneve të gazit që t’jua mbushin veturat nuk është qeveria japoneze por pronarët koreanë të veturave.” Ka shkruar një gazetë sot. /Periskopi












