Sindikalistët e Trepçës kërcënojnë me greva

Sindikalistët e Trepçës kërcënojnë me greva

Kryesindikalisti i “Trepçës”, Shyqyri Sadiku, nuk përjashton grevat e punëtorëve të “Trepçës” nëse gjendja financiare nuk përmirësohet, ndërsa drejtori menaxhues i “Trepçës”, Basri Ibrahimi, thekson se bojkoti dhe grevat nuk çojnë askund. Tahiri thotë se gjendja është vështirësuar edhe nga ata që thërrisnin dhe vazhdojnë të thërrasin për bojkot dhe greva, shkruan sot gazeta Zëri. […]

Punëtorët e “Trepçës” kanë marrë pagat e qershorit me 20 ditë vonesë, ndonëse në muajt e fundit ata asnjëherë nuk i kanë marrë pagat me rregull. Rreth 15 ditë është dashur të pritet që të shitet një sasi e koncentratit sa për t’i siguruar pagat për muajin qershor dhe kjo gjendje duket se do të zgjasë edhe për një kohë, pasi që punët në gjigantin ekonomik kosovar ende nuk janë vendosur në binarë.

Shumëkush në “Trepçë” kishte besuar se me emërimin e drejtorit menaxhues (deri më tani kombinati është menaxhuar me ushtrues detyre të drejtorit) gjendja do të përmirësohet, sidomos ajo financiare. “Trepça” ka borxhe të mëdha, të cilat nuk ka mundur t’i shlyejë, por të paktën pagat e punëtorëve u janë dhënë pa vonesa.

Edhe prodhimi në “Trepçë” është në rënie të vazhdueshme dhe kjo ka bërë që vështirësitë financiare të thellohen, ndërkohë Bordi Mbikëqyrës i “Trepçës” nuk ka mundur të bëjë më shumë që problemet financiare të zgjidhen, shkruan sot gazeta Zëri.

Për vonesën e pagave muajt e kaluar ishte dashur edhe intervenimi i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ku pagat e mbetura ishin paguar. Në “Trepçë” thonë se po punohet pa ndërprerë, por megjithatë gjendja vazhdon të jetë e njëjtë.

Basri Ibrahimi, drejtor menaxhues i “Trepçës”, ka pranuar se ka pasur problem me pagat, pasi që siç ka thënë ai “prodhimi në muajt paraprakë nuk ka qenë i mjaftueshëm”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?