Si të eleminojmë erën e cigareve nga veshjet

Si të eleminojmë erën e cigareve nga veshjet

Ne të gjithë e njohim atë arome që na ndjek nga pas në përfunim të një mbrëmjeje jashtë në bare, darke rreth zjarrit ose një mbrëmjeje vere në koncert. Kjo aromë e aspak e këndshme ju ndjek në shtëpi dhe duket sikur mbështjell çdo gjë që prekni.  Por si mund të shmanget aroma e tymit […]

Ne të gjithë e njohim atë arome që na ndjek nga pas në përfunim të një mbrëmjeje jashtë në bare, darke rreth zjarrit ose një mbrëmjeje vere në koncert. Kjo aromë e aspak e këndshme ju ndjek në shtëpi dhe duket sikur mbështjell çdo gjë që prekni.  Por si mund të shmanget aroma e tymit të duhanit nga rrobat?

Më poshtë gjeni disa udhëzime:

Pa larje:

Ajrosja

Gjëja e parë për të cilën ka nevojë një veshje e “tymosur” nga duhani është ajri i freskët. Vareni veshjen në një zonë të ajrosur mirë … ideale do të ishte ta nxirrni në mjedise të jashtme. Është e habitshme se çfarë mund të bëjë dielli dhe ajri i freskët.

Sode buke

Vendosni rrobat në një qese me mbyllje të veçantë ku ka hapësirë të mjaftueshme për të lëvizur brenda. Nëse nuk keni një qese të tillë në përmasë të mjaftueshëm, mund të përdorni edhe një qese plastike pazari ose qese mbeturinash. Shtojini ½ filxhan sode buke, mbylleni ose lidhni qesen në mënyrë të sigurt, jepni një lëvizje të shpejtë dhe lëreni të qendrojë ashtu gjatë natës. Kjo do t’i japë kohë sodës së bukës për të thithur erën. Pasi ta keni lënë për një kohë të caktuar, nxirreni qesen jashtë, hapeni dhe shkundni veshjen për ta pastruar nga soda.

Në makinë larëse:

Përdorni Uthullën para larjes

Para se t’i lani, lërini rrobat tuaja për pak kohë të zhytyra që të eliminon erën. Shtoni 1 gotë uthull në lavaman ose legen, pastaj mbusheni me ujë të ngrohtë. Shtoni disa pika të vajit tuaj të preferuar esencial për një aromë të freskët. Lëreni veshjen për 30-60 minuta, pastaj lajeni sipas udhëzimeve.

Lëng limoni

Lëngu limonit të freskët mund të bëjë mrekulli për të gjitha llojet e qëllimeve të pastrimit, sidomos në lavanderi. Zbardh veshjet e bardha dhe gjithashtu heq të gjitha llojet e aromave, si p.sh. edhe tymin e duhanit, vetëm duke shtuar ½ filxhan lëng limoni në larje.

Vodka

Alkooli është një pastrues i fuqishëm i aromave dhe i sigurt edhe për veshjet delikate. Hidhi ½ filxhan vodka në larje për të eliminuar edhe aromat më të vështira.

Këshilla të tjera:

Shmangni sa të mundni mjediset me tym duhani. Tymi i duhanit jo vetëm është i dëmshëm për shëndetin tuaj, por ka dhe aromë të pakëndshme që mund të hiqet vetëm në lavatriçe. Për të shmangur këto elemente, duhet te lini cigaren ose të paktën të kaloni në alternative më të mira, si IQOS. Duke mos e djegur por ngrohur duhanin, kjo pajisje eleminon totalisht tymin, pjesën dërrmuese të elementeve të dëmshëm dhe aromat e pakëndëshme që ngjiten në rrobat tuaja.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar