Shukri Buja kryen intervistimin në Gjykatën Speciale, nesër kthehet në Prishtinë

Ish-Komandanti i UÇK-së për Zonën e Nerodimes, Shukri Buja është intervistuar nga prokurorë të Dhomave të Specilizuara në Hagë. Buja ka përfunduar intervistimin të martën dhe se nesër pritet të kthehet në Prishtinë kanë thënë burime të Blicit. Por ky burim nuk ka dhënë detaje më shumë se si ka vendosur që Buja që paraqitet […]
Buja ka përfunduar intervistimin të martën dhe se nesër pritet të kthehet në Prishtinë kanë thënë burime të Blicit.
Por ky burim nuk ka dhënë detaje më shumë se si ka vendosur që Buja që paraqitet para prokurorëve të Gjykatës Speciale, të mbrohet në heshtje apo është deklaruar para tyre për çka edhe është ftuar.
“Ai sapo ka përfunduar intevristimin. Shukri Buja nesër pritet të kthehet në Kosovë”, ka thënë ky burim.
Ish komandanti i UÇK-së për zonën e Nerodimes në momentin që ka marrë ftesën nga gjykata Speciale ka thënë se ishte i ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
“E kam pas datën e intervistimit në Hagë me të 17-tin, po tash e kam me 22 korrik. Realisht e kam formalizue marrëveshjen me avokatin, dhe me kërkesë timen është shtyrë data e intervistimit”, pat daklaruar Buja.












