Shtëpia e Verdhë: Sipas mediave serbe, Haradinaj po dyshohet si ‘trafikues organesh’

Shtëpia e Verdhë: Sipas mediave serbe, Haradinaj po dyshohet si ‘trafikues organesh’

Mediat serbe tashmë kanë filluar të propagandojnë rreth asaj se për çfarë po intervistohet Ramush Haradinaj nga Gjykata Speciale. ‘Blici’ serb i thirrur në burimet e veta spekulon se ‘Haradinaj po merret në pyetje nga Haga për rastin e ‘Shtëpisë së Verdhë’. Sipas këtij mediumi hetimet lidhur me këtë rast i kanë kryer disa hetues […]

‘Blici’ serb i thirrur në burimet e veta spekulon se ‘Haradinaj po merret në pyetje nga Haga për rastin e ‘Shtëpisë së Verdhë’.

Sipas këtij mediumi hetimet lidhur me këtë rast i kanë kryer disa hetues amerikanë, duke përmendur edhe inicialet e njërit prej tyre si D.L, të cilin ‘Blici’ thotë se e kanë kontaktuar.

Megjithatë thonë se prokurori amerikan D.L më pas ishte rekrutuar nga shërbimi sekret shqiptar, i cili pastaj sipas ‘Blicit’, kishte penguar edhe hetimet lidhur me rastin.

“Amerikanët kanë zbuluar katër lokacione të dyshuara për varreza masive në Shqipëri. Me të dhënat e kaluara dhe dëshmitë e shqiptarëve, gjithashtu është bërë edhe hetim nga ana e Dick Martyt”, thotë ky burim i ‘Blicit’.

Sipas këtij mediumi të afërt me Vuçiqin në këtë rast janë të përfshirë edhe një grup ushtarësh dhe komandantësh.

“Trafikimi i organeve, kidnapimi dhe transporti i serbëve dhe shqiptarëve për në Shqipëri nuk ka qenë e mundur pa Haradinajn. Edhe vëllai i ish-kryeministrit është i përfshirë. Një grup ushtarësh dhe oficerësh gjithashtu janë të ndërlidhur me transportimin, ndalimin dhe torturat”, thotë ky burim spekulativ i ‘Blic’-it serb.

Gazeta serbe shkruan se “çmimi për shitjen e organeve ka shkuar nga 25 mijë marka deri në 100 mijë”.

Sipas tyre me hetimet lidhur me “Shtëpinë e Verdhë” është marrë UNMIK-u që nga viti 2003.

Megjithatë anash spekulimeve të mediave serbe, ende nuk dihet se për çfarë do të merret në pyetje Ramush Haradinaj nga prokurorët e Gjykatës Speciale të Hagës.

Ai është duke u intervistuar sot si i dyshuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?