Shqiptari tërbohet kur e zbulon imazhin e tij në pako cigaresh në Evropë

Një gjashtëdhjetë vjeçar i cili e kishte amputuar këmbën e tij pas një sulmi u shokua kur zbuloi imazhin e tij që përdorej në paketimin e cigareve pa miratimin e tij. Fotografia rapotohet se është shfaqur në paketimet e cigareve të BE-së, e shoqëruar me mesazhin “duhan-pirja iu bllokon arteriet tuaja”. Shqiptari, që nuk u […]
Një gjashtëdhjetë vjeçar i cili e kishte amputuar këmbën e tij pas një sulmi u shokua kur zbuloi imazhin e tij që përdorej në paketimin e cigareve pa miratimin e tij.
Fotografia rapotohet se është shfaqur në paketimet e cigareve të BE-së, e shoqëruar me mesazhin “duhan-pirja iu bllokon arteriet tuaja”.
Shqiptari, që nuk u identifikua me emër, e bëri këtë zbulim pasi i biri i tij e bleu një paketë cigaresh në Luksemburg, ka raportuar një radio që quhet France Bleu, përkthen Peirskopi.
Djali i njohu menjëherë vragat dhe djegiet në imazh dhe ia tregoi babait që e konfirmoi se fotografia ishte e këmbës së tij.
Sidoqoftë, siç bën të ditur Periskopi, burri thotë se këmbën e kishte humbur në Shqipëri në trazirat e vitit 1997, para se të emigronte për në Francë.
Avokati i tij, Antoine Fittante, i tha France Bleu se amputimi i këmbës së tij nuk kishte të bënte “asgjë me duhanpirjen.”
“Klienti im ndihet i tradhtuar, i lënduar në dinjitetin e tij, duke parë këmbën të shfaqur në pako cigaresh; duhet ta pranojmë që nuk është aspak e këndshme.” Tha avokati.
Z.Fittante ka kontaktuar me Komisionin Evropian për të parë se pse ka ndodhur një gjë e tillë dhe kush është përgjegjës për distribuimin e imazhit të tij në këto pako cigaresh. /Periskopi












