Shqiptari goditet me veturë teksa shkonte në punë në Manhattan, gjendja e tij kritike

Shqiptari goditet me veturë teksa shkonte në punë në Manhattan, gjendja e tij kritike

Një shofere e pakujdesshme ka goditur me automjetin e saj “SUV” dy këmbësorë. Ngjarja ka ndodhur të premten pasdite në Manhattan. Njëri prej të plagosurve mësohet se është Alfred Poçari nga Shqipëria i cili ka pësuar traumë të fortë në tru dhe mjekët nuk e dinë nëse do të mbijetojë. E plagosur është edhe një […]

Ngjarja ka ndodhur të premten pasdite në Manhattan.

Njëri prej të plagosurve mësohet se është Alfred Poçari nga Shqipëria i cili ka pësuar traumë të fortë në tru dhe mjekët nuk e dinë nëse do të mbijetojë.

E plagosur është edhe një grua 65-vjeçare që gjithashtu është lënduar. Dy të goditurit nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin përveç fatkeqësisë që u gjendën të dy në vendin e aksidentit.

Alfredi ishte duke shkuar në punë aty afër kur u godit nga vetura.

Gjysh i tri binjakeve, ai punonte si roje dere në një nga pallatet e banimit, në West End Avenue dhe nga reagimet e banorëve dukej se gëzonte respektin dhe dashurinë e të gjithëve.

Duke folur për median lokale shumë prej tyre kanë folur fjalët më të mira për të dhe kanë shprehur tronditjen për atë që ndodhi. Disa kanë fajësuar ndryshimet në trafik të vendosura disa vjet më parë që kanë shtuar rrezikun e incidenteve në atë udhëkryq, shkruan Illyriapress.com.

Disa banorë të lagjes duan të fillojnë një aksion për të ndryshuar rregullat dhe semaforët në kryqëzimet e West End Avenue dhe rrugët 97 e 98.

Drejtuesja e automjetit po udhëtonte pa sigurim dhe sipas diskutimeve të komentuesve online mund të ketë disa mijëra dollar të papaguara nga gjoba të mëparshme.

37-vjeçarja është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe për mos dhënie radhë kalimtarëve në rrugë.

Një mbesë e Alfred Poçarit ka nisur një faqe bamirësie online për të ndihmuar shqiptarin që të paguajë shpenzimet e spitalit ku është shtruar. (https://www.gofundme.com/f/support-for-alfred-pocari). Gjendja e tij vijon të jetë kritike dhe mjekët nuk janë shumë optimistë. Familja mbetet e shokuar dhe e dëshpëruar nga kjo ngjarje.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?