Shoqëria civile parasheh shpërbërjen e Kuvendit

Shoqëria civile parasheh shpërbërjen e Kuvendit

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit të Kosovës, vëmendja dhe kërkesat e partive parlamentare u drejtuan nga presidenti Hashim Thaçi për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Ndonëse ky i fundit ende po qëndron në heshtje sa i përket kësaj teme, ai që prishi Qeverinë duke u dorëhequr, sot i ka […]

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, nga posti i kryeministrit të Kosovës, vëmendja dhe kërkesat e partive parlamentare u drejtuan nga presidenti Hashim Thaçi për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Ndonëse ky i fundit ende po qëndron në heshtje sa i përket kësaj teme, ai që prishi Qeverinë duke u dorëhequr, sot i ka njoftuar zyrtarisht partnerët e koalicionit dhe krerët e institucioneve për dorëheqjen e tij të parevokueshme.

Ai gjithashtu ka kërkuar zgjedhje të menjëhershme bazuar në ligjet e aplikueshme të Kushtetutës.

E, mundësia për një Qeveri teknike, u kundërshtua me një zë nga të gjitha partitë, të cilat kërkuan zgjedhje të reja.

Një kërkesë të tillë, si të duhur po e sheh edhe Taulant Kryeziu nga Instituti Epik.

Ai për Koha.net thotë se rruga e duhur është shpërbërja e Kuvendit me 2/3 e votave dhe caktimi i datës së zgjedhjeve.

Sipas tij, ky është hapi i vetëm për ri-legjitimimin urgjent të forcave politike.

Kryeziu shton se koalicioni PAN ka humbur komplet legjitimitetin dhe nuk do të ketë mundësi që të përdoret opsioni i një kandidati tjetër.

“Është e ditur që brenda koalicionit nuk ka më konsensus për mundësimin e një kandidati tjetër, derisa Haradinaj është shprehur për zgjedhje, prandaj rruga më e shpejt dhe më e duhura është ri-legjitimimi urgjent”, thotë ai.

Ai thekson se duhet të shkohet në zgjedhje me dy platforma të qarta.

Sipas tij, platforma e parë është platformë e cila e mbron shtetësinë e Kosovës.

“Duhet të jetë platformë e cila e mbron vendimin e GJND-së, e mbron gjithë këtë konsolidim të shtetësisë tonë në këto vite dhe e mbron tërësinë territoriale, integritetin nacional e territorial të vendit tonë”, thotë ai.

Ndërkaq si platformë të dytë, Kryeziu thotë se ata të cilët po e promovojnë copëtimin e Kosovës, duhet të kërkojnë legjitimitet për këtë çështje.

“Le të dalin të gjithë ata të cilët po promovojnë copëtimin e Kosovës dhe le të shkojnë te sovrani le të kërkojnë legjitimitet për atë çështje. Nuk mundesh me kërku vota me qeverisë e më bë pazare me territor. Prandaj e vetmja rrugë dhe e vetmja alternativë është shpërbërja e Kuvendit dhe presidenti të caktojë dekretin për zgjedhjet të parakohshme”, potencon ai.

Sipas tij, në sistemin qeverisës të Kosovës është Kuvendi i cili e determinon kohën se kur shkohet në zgjedhje, ndërsa presidenti ka rolin vetëm të konsultimit dhe pastaj pas vet-shpërbërjes vetëm të caktojë datën për zgjedhje të reja.

Ai shton se nuk ka alternativë për koalicione dhe sipas tij çdo rrugë tjetër është jashtë logjikës kushtetuese dhe juridike të vazhdimit të mandatit.

“Ky koalicion e ka humbur legjitimitetin”, thotë ai.

Ndërkaq, ish-këshilltari juridik në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Durim Berisha, një artikull të tij lidhur me situatën e krijuar pas dorëheqjes së Haradinajt ka thënë se Kushtetuta aktuale e Kosovës ka përcaktuar Kuvendin si të vetmin institucion i cili legjitimohet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta.

Ai thotë se Kuvendi është hallka lidhëse mes sovranit (popullit si tërësi) dhe organeve tjera kushtetuese duke ndërtuar kësisoj atë që njihet në të teorinë kushtetuese si “zingjiri i legjitimitetit kushtetues”.

“Duke qenë organi kushtetues i vetëm të cilin e legjitimon sovrani, Kuvendi i Kosovës paraqet epiqendrën e sistemit tonë kushtetues dhe procesi zgjedhor mund të lidhet vetëm me mandatin e Kuvendit (zgjedhjet e rregullta të Kuvendit katër vite pas konstituimit të tij) apo dështimin e këtij të fundit për të përmbushur funksionet kushtetuese të tij”, ka thënë ai.

Koha.net ka provuar në vazhdimësi të marrë përgjigje nga Presidenca për të kuptuar se kur do t’i mbledhë partitë politike për të caktuar datën e zgjedhje, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Kujtojmë se kryeministri Haradinaj tha dorëheqje më 19 korrik pas ftesës së Gjykatës Speciale, me arsyetimin se atje dëshiron të dëshmojë si ish-ushtarë e jo si kryeministër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?