Serbia u dërgon ftesa shqiptarëve për burg në Nish

Serbia u dërgon ftesa shqiptarëve për burg në Nish

Hashim Mecinaj, nga Klina e Epërme e Skenderajt, ka pranuar një urdhër-ftesë që të paraqitet në Burgun e Nishit më 1 korrik 2019 për ta mbajtur dënimin prej 13 vjetësh burg, që i është shqiptuar me aktvendimin e Gjykatës së Apelit në Kragujevc më 23.12.2013. Gjykata e Leskovcit e kishte dënuar Mecinajn me 20 vjet […]

Hashim Mecinaj, nga Klina e Epërme e Skenderajt, ka pranuar një urdhër-ftesë që të paraqitet në Burgun e Nishit më 1 korrik 2019 për ta mbajtur dënimin prej 13 vjetësh burg, që i është shqiptuar me aktvendimin e Gjykatës së Apelit në Kragujevc më 23.12.2013.

Gjykata e Leskovcit e kishte dënuar Mecinajn me 20 vjet burg për dy vepra penale, të kryera gjatë luftës në Kosovës, të cilat sipas ligjeve të Serbisë së asaj kohe janë kualifikuar si “Terrorizëm”.

Të gjithë të burgosurve shqiptarë që kanë vuajtur dënimin nëpër burgje të Serbisë dhe të cilët janë dënuar me akuzat për “Terrorizëm” nga gjykatat atje gjatë luftës dhe menjëherë pas përfundimit të luftës, por edhe që janë kthyer në Kosovë, duke u bazuar në ftesat e gjykatave të Serbisë, u kërkohet të kthehen sërish nëpër burgjet serbe për ta mbajtur dënimin me burg që u ka mbetur.

Gjykatat serbe kanë filluar t’u dërgojnë ftesa shqiptarëve, duke i urdhëruar të paraqiten në shërbimet korrektuese përmirësuese për ta mbajtur dënimin, duke u kërcënuar se nëse nuk paraqiten sipas ftesës, “atëherë ata do të sillen me dhunë” nëpër burgjet e Serbisë. Një ftesë të tillë e ka marrë para pak ditëve Hashim Mecinaj, nga Klina e Epërme e Skenderajt.

Mecinaj, i cili gjatë luftës ishte rrëmbyer nga Policia dhe Ushtria serbe në fshatin e tij, në Klinë të Epërme të Skenderajt, do të duhej të paraqitej në Burgun e Nishit më 1 korrik të këtij viti për ta mbajtur dënimin prej 13 vjetësh burg, që ia kishte shqiptuar Gjykata e Apelit në Kragujevc të Serbisë. Në fakt Mecinaj, i cili edhe me shumë shqiptarë të tjerë ishte rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë dhe ishte dërguar në Serbi, ishte dënuar me 20 vjet burg për “Terrorizëm”, ndërsa në barrë i vihen dy vepra penale: “Sulmi mbi patrullën serbe të Policisë”, më 10 korrik 1998, me ç’rast ishin plagosur 3 policë serbë dhe për “Sulmin e armatosur” mbi autobusin që qarkullonte nga Skenderaj për në Mitrovicë përplot me policë serbë, me ç’rast ishin plagosur rendë dhe lehtë mbi 20 policë.

I habitur tej mase, Mecinaj i ka thënë “Zërit”, të dielën, se ftesën për t’u paraqitur në Burgun e Nishit për ta mbajtur dënimin ia ka dërguar Policia.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?