Serbia do të kërkojë ekstradimin e Tomor Morinës, reagon Pacolli

Serbia do të kërkojë ekstradimin e Tomor Morinës, reagon Pacolli

Serbia do të kërkojë nga Maqedonia e Veriut, ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i arrestuar të mërkurën nga policia maqedonase, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë. Ministria serbe e Drejtësisë i tha Rrjetit Ballkanit për Gazetari Hulumtuese (BIRN) se “zyrtarisht është njoftuar për arrestimin e Tomor […]

Ministria serbe e Drejtësisë i tha Rrjetit Ballkanit për Gazetari Hulumtuese (BIRN) se “zyrtarisht është njoftuar për arrestimin e Tomor Morinës nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut”.

Ministria tha se do të dërgojë te autoritetet maqedonase një kërkesë për ekstradimin e tij, pasi ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në krimet e luftës kundër civilëve në rajonin e Gjakovës nga janari deri në qershor të vitit 1999.

Ministri i Jashtëm i Kosovës në detyrë, Behxhet Pacolli, ka thënë se Kosova nuk do të lejojë ekstradimin e Morinës.

Kryediplomati kosovar tha se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë për lirimin e tij, si dhe i bëri thirrje Shkupit të hedhë poshtë “urdhërat politik për arreste të lëshuara nga Beogradi”.

“Nuk do të lejojmë ekstradimin e asnjë qytetari tanë bazuar në fletarrestet e lëshuara nga Beogradi. Kjo është vijë e kuqe për Kosovën” ka thënë Pacolli.

Ky është postimi i Pacollit:

Përkundër faktit që ne kemi vazhduar angazhimin me autoritetet e Shkupit për të siguruar lirimin e Tomor Morinës, kjo ende nuk ka ndodhur. Më vjen keq që gjykata e Maqedonisë veriore ka dhënë një urdhër për para-burgim për z. Morina bazuar në një urdhër arresti politik të lëshuar nga Serbia.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për lirimin e tij dhe t’i bëjmë thirrje Shkupit të veprojë si të gjitha vendet në Evropë që i kanë hedhur poshtë këto urdhra politik për arest të lëshuar nga Beogradi.

Për një gjë jam i sigurt, që ne nuk do të lejojmë ekstradimin e asnjë qytetari tanë bazuar në fletarrestet e lëshuara nga Beogradi.

Kjo është vijë e kuqe për Kosovën.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me këtë rast.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?