Sejdiu: Për Vetëvendosjen më problem është bërë PSD sesa PDK

Deputeti i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Sejdiu, konsideron se në situatën aktuale në Kosovë, alternativa e vetme janë zgjedhjet e reja. Thotë se PSD po punon që të hyjë e vetme në zgjedhje por nuk e përjashtojnë as koalicionin parazgjedhor. Sejdiu flet në një intervistë për Express për cinizmin e Albin Kurtit, i cili […]
Deputeti i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Sejdiu, konsideron se në situatën aktuale në Kosovë, alternativa e vetme janë zgjedhjet e reja. Thotë se PSD po punon që të hyjë e vetme në zgjedhje por nuk e përjashtojnë as koalicionin parazgjedhor.
Sejdiu flet në një intervistë për Express për cinizmin e Albin Kurtit, i cili para pak ditësh iu referua PSD’së si ‘partiçkë’.
Ai përgjigjet se për cilat parti kanë “vija të kuqe”, dhe nëse do të bënin koalicion me Vetëvendosjen e Kurtit. Ankohet se partia e Kurtit më shumë bën opozitë për PSD-në sesa për PDK-në e Kadri Veselit.
“ Po bëhet me shumë se një vit që VV nuk e ndalë gjuhën ofenduese ndaj nesh dhe akuzat pa asnjë bazë. Për ne nuk është shqetësuese çfarë thonë ata për ne sepse ne e njohim veten dhe nuk e kemi hall portretizimin që na e bën një parti tjetër. Për mu është sa shqetësuese, aq edhe e habitshme, se si për VV-në më shumë problem është bërë PSD sesa PDK. Opozita e tyre më shumë ka qenë ndaj PSD-së sesa Kadri Veselit”, ka thënë Sejdiu.












