Rusia armatosë Serbinë, Vuçiqi shprehet krenar që kjo u bë edhe pse NATO kundërshtonte

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kazermën ushtarake të Nishit “Mija Stanimiroviq”, ka prezantuar 10 automjete të blinduara BRDM 2, të ardhura nga Federata Ruse, dhe tha se këto janë dhurata nga Rusia, për çka ka falënderuar presidentit rus, Vladimir Putin. “Nuk kemi plane pushtimi, por vetëm si të mbrojmë në mënyrën më të mirë […]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kazermën ushtarake të Nishit “Mija Stanimiroviq”, ka prezantuar 10 automjete të blinduara BRDM 2, të ardhura nga Federata Ruse, dhe tha se këto janë dhurata nga Rusia, për çka ka falënderuar presidentit rus, Vladimir Putin.

“Nuk kemi plane pushtimi, por vetëm si të mbrojmë në mënyrën më të mirë vendin tonë”, tha Vuçiqi, raporton agjencia serbe e lajmeve “Fonet”.

Bashkë me Vuçiqin ishin edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, sikurse edhe ambasadori i ri rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, të cilit Vuçiqi i tha: “Falënderojeni presidentin (Vladimir) Putin dhe ministrin (Sergei) Shoigu”.

Ai tha se për këto automjete, Serbia s’ka paguar asnjë dinar dhe se bëhet fjalë për dhuratë, transmeton Koha.net.

“Po vijnë edhe ato për të cilat kemi paguar, katër (helikopterë të mëdhenj) Mi-35 dhe tre (helikopterë) Mi-17, shtatë helikopterë, ndërsa po vijnë edhe dhuratat”, shtoi ai.

“Pritet të vijnë edhe 10 tanke dhe këto kanë ardhur edhe përkundër kundërshtimit të NATO-s”, shtoi ai.

Ambasadori rus në Beograd, Bocan-Harçankeo, tha se Rusia është gjithmonë e gatshme për bashkëpunim ushtarako-teknik me Serbinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?