RAPORTI: Korrupsion, para e seks në këmbim të notës në Universitetet shqiptare

RAPORTI: Korrupsion, para e seks në këmbim të notës në Universitetet shqiptare

Që prej muajit tetor të vitit 2018 e deri përpara pak ditësh, Komiteti Shqiptar i Helinksit, ka ndërmarrë sondazhin “Të rinjtë luftojnë korrupsionin në arsimin e lartë”. Në bazë të kësaj iniciative qëndron një anketim që komiteti kreu ndaj 1799 studentëve të universiteteve të ndryshme në vend si “Aleksandër Moisiu” Durrës, “Luigj Gurakuqi” Shkodër, “Aleksandër […]

Që prej muajit tetor të vitit 2018 e deri përpara pak ditësh, Komiteti Shqiptar i Helinksit, ka ndërmarrë sondazhin “Të rinjtë luftojnë korrupsionin në arsimin e lartë”. Në bazë të kësaj iniciative qëndron një anketim që komiteti kreu ndaj 1799 studentëve të universiteteve të ndryshme në vend si “Aleksandër Moisiu” Durrës, “Luigj Gurakuqi” Shkodër, “Aleksandër Xhuvani” Elbasan dhe “Ismail Qemali” Vlorë. Pjesa më e madhe e studentëve të anketuar, rezultuan në universitetin Aleksandër Moisiu, në Durrës me 28.57 përqind të totalit.

Përgjithësisht studentët i përkisnin 3 viteve të studimit në sistemin Bachelor. Ndërsa, lidhur me gjininë e të anketuarve, evidentohet se pjesa më e madhe e tyre ishin vajza me një numër prej 79.43%, ndërsa 20.57% studentëve ishin djem.

Komiteti u shpreh se anketa është kryer duke u mbështetur në disa pika kryesore, prej të cilave ka dalë në pah prezenca e korrupsionit në universitete. Anketimi i studentësh nga të gjitha universitetet, evidentoi se numri i studentëve që kanë njohuri për ligjin e arsimit ishte në nivele të ulëta. Një tjetër pjesë shqetësuese ishte edhe fakti se, studentët kanë angazhim të ulët në struktura dhe lëvizje studentore. Vetëm 3.61% e të anketuarve bëjnë pjesë në lëvizje studentore dhe 2.33 % në struktura si Këshilli Studentor.

Rreth 45,2% janë shprehur se nuk kanë mundësi të kandidojnë lirisht si përfaqësues të Këshillit Studentor sa herë bëhen zgjedhje në Fakultet. Për sa i përket pjesës së njohurive mbi procesin e zgjedhjeve për këshillat studentorë, pjesa më e madhe e studentëve, gati rreth 58.8 përqind e tyre tregojnë se nuk kanë aspak njohuri.

Ndërsa ndikimi politik për sa i përket këtyre zgjedhjeve ishte më i lartë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i ndjekur me pas nga universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. Në raport thuhet se të dhënat, tregojnë se minohet vazhdimisht besueshmëria, pavarësia dhe meritokracia e këtyre strukturave që duhet të zgjidhen me votë të lirë, të paanshme dhe të ndershme.

Është pozitiv fakti që rreth 72.4% të studentëve treguan se, për sa i takon respektimit të barazisë në procedurat e ndjekura nga universiteti, ose fakulteti. Por, praktikat profesionale dhe këshillimet e karrierës në universitet, aplikimet për bursat jashtë Shqipërisë dhe pjesëmarrjes në konferenca shkencore, ngelen ende në vend, raporton gazeta Si. Gjithashtu, vazhdon “saga” e literaturës. Rreth 43,1 përqind, e studentëve të anketuar pranojnë se përdorin literaturë të hapur për përgatitjen e tyre në kurset akademike, ndërkohë që 1 në 3 studentë pranojnë se përdorin literaturë të detyruar nga pedagogu i lëndës në përgatitjen për kursin.

Të dhënat kanë treguar gjithashtu se një pjesë e vogël e studentëve nuk e shohin vlerësimin e tyre në seminare, ndërsa rreth 47.7 përqind e tyre pohojnë se procesi i sekretimit në provimet e vlerësimit përfundimtar ndodh gjithmonë. Nga ana tjetër cilësohet se një numër relativisht i ulët i studentëve kanë përfituar nga procesi i rishikimit të notës, mbështetur kjo edhe nga 32,6% të cilët kanë përfituar nga ky proces me raste.

Një tjetër shqetësim i madh që është konstatuar në këtë anketë, është se pedagogët kërkojnë favore seksuale nga studentët. Konkretisht rreth 25% e studentëve (ose 1 në 4 studentë) të anketuar referuan se kanë qenë subjekt i kërkesave apo presioneve për favore seksuale nga pedagogët në këmbim të notës. Ndërkohë që gjysma e studentëve referojnë problematikën e mos respektimit të afatit të deklaruar për të marrë përgjigje lidhur me dokumentacionin që ata kanë kërkuar. Nga anketimi rezulton se studentët e shohin vetën rezistencë ndaj fenomeneve korruptive dhe besojnë se mund mbështeten tek instancat e larta të universitetit si Dekani dhe Rektori, ndërkohë që Media zë vendin kryesor, për reagimin ndaj korrupsionit.
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?