Ramush Haradinaj nis intervistimin në Hagë si kryeministër

Ramush Haradinaj ka hyrë në ndërtesën e Prokurorisë së Specializuar të Hagës, si kryeministër i vendit. Ai aty do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit. Për në Hagë ai ka udhëtuar gjatë ditës së djeshme më aeroplanin privat të zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli. Para Haradinajt, në ndërtesën e Speciales ka hyrë dhe ish-zëdhënësi i Shtabit […]
Ramush Haradinaj ka hyrë në ndërtesën e Prokurorisë së Specializuar të Hagës, si kryeministër i vendit.
Ai aty do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.
Për në Hagë ai ka udhëtuar gjatë ditës së djeshme më aeroplanin privat të zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli.
Para Haradinajt, në ndërtesën e Speciales ka hyrë dhe ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Haradinaj, sipas raportimeve do të mbrohet në heshtje, ndërkaq që nuk dihet ende se cilët avokatë janë angazhuar për mbrojtjen e tij.
Por, në fakt Haradinaj në Hagë intervistohet si kryeministër e jo si individ.
Dhe këtë e konfirmon ai vetë në letrën zyrtare të dorëheqjes. Në këtë letër ai konfirmon se do të jetë kryeministër i Kosovës deri në zgjedhjen e një qeverie të re.
“Konfirmoj se deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të kryej detyrën time Kushtetuese si Kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje”, kishte shkruar Haradinaj.












