Quni: Klasa politike ka qenë e vetëdijshme që do të ballafaqohet me Specialen

Quni: Klasa politike ka qenë e vetëdijshme që do të ballafaqohet me Specialen

Gjykata Speciale ka shkaktuar “tërmet” politik në Kosovë me ftesat e fundit që i ka dërguar në drejtim të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit javën që shkoi pikërisht për shkak të ftesës që mori nga kjo Gjykatë. Pos tij, gjatë shtatë muajve të fundit për intervistim janë ftuar edhe […]

Gjykata Speciale ka shkaktuar “tërmet” politik në Kosovë me ftesat e fundit që i ka dërguar në drejtim të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit javën që shkoi pikërisht për shkak të ftesës që mori nga kjo Gjykatë. Pos tij, gjatë shtatë muajve të fundit për intervistim janë ftuar edhe dhjetëra ish-eprorë të tjerë të UÇK-s. 

Meqë për Gjykatën Speciale është votuar në Kuvendin e Kosovës, sipas ish-komandantit të Forcave Speciale të UÇK-së Anton Qunit është pritur që Specialja do të fillojë ta konkretizojë veprimtarinë e saj, duke ngritur raste dhe duke ftuar ish-ushtarë të UÇK-së në intervistim, qoftë si të dyshuar ose si dëshmitarë.

“Klasa politike ka qenë e vetëdijshme se Kosova herët ose vonë ka për të kaluar nëpër këtë proces, që na është bërë e ditur se është i pashmangshëm kur na është kërkuar ta votojmë Gjykatën Speciale”, ka deklaruar ai për Zërin

Shkuarja e Ramush Haradinajt për intervistim, duke dhënë paraprakisht dorëheqje nga pozita e shefit të ekzekutivit, sipas Qunit është për t’u vlerësuar pozitivisht.

“Atje ai është paraqitur i zhveshur nga përfaqësimi institucional i vendit. Një shembull i tillë do të ishte mirë të ndiqej nga secili zyrtar shtetëror në rast se ftohet nga Gjykata Speciale”, ka shtuar ai.

Pavarësisht ftesave të shumta që kanë ardhur në drejtim të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Quni ka konsideruar se lufta e UÇK-së si tërësi nuk mund të njolloset nga asgjë. Por megjithëkëtë sipas tij janë individët që do të përballen me drejtësinë dhe që do të gjykohen.

“Unë shpresoj që proceset e mundshme të cilat do të hapen nga Gjykata Speciale t’i kalojmë me sa më pak dhimbje e tronditje. Kosova është mbi ne të gjithë, të gjithë ne ia kemi borxh përmbylljen e çështjeve të hapura e me pikëpyetje, në mënyrë që brezat e ardhshëm ta kenë qartësinë e së kaluarës, që do të sillte qetësinë e duhur për të ecur përpara me angazhimin për konsolidim të shtetësisë së Kosovës”, është shprehur Quni, i cili njëherësh është deputet i LDK-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?