QKRMT reagon për Driton Hajdarin, të dënuarin për rastin “Bllaca 2”

QKRMT reagon për Driton Hajdarin, të dënuarin për rastin “Bllaca 2”

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës -QKRMT, është duke e monitoruar rastin e të dënurit Driton Hajdarin, të cilit i është ndërprerë pezullimi i dënimit. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës – QKRMT  në kuadër të mandatit për monitorimin e vendeve të privimit nga liria, në vazhdimësi ka monitoruar […]

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës – QKRMT  në kuadër të mandatit për monitorimin e vendeve të privimit nga liria, në vazhdimësi ka monitoruar trajtimin e të dënuarit D.H., ku disa herë ka adresuar ankesat dhe shqetësimet e tij rreth problemeve shëndetësore.

QKRMT me vëmendje ka përcjellë raportimin e mediave rreth rastit D.H. Gjendja shëndetësore e D.H. si dhe diagnoza e sëmundjes së tij, nuk mund të trajtohet në institucionet korrektuese të Kosovës.

Mungesa e institucioneve adekuate brenda Shërbimit Korrektues dhe mungesa e stafit mjekësor të vazhdueshëm për trajtimin e këtij rasti brenda institucioneve korrektuese, është raportuar edhe nga Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, ku janë të njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës si dhe Ministri i Drejtësisë.

Bazuar në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNj), në mungesë të trajtimit adekuat për rastet e tilla gjatë vuajtjes së dënimit, GJEDNj ka gjetur shkelje të Nenit 3 (Ndalimi i Torturës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Andaj, QKRMT do të monitoroj dhe hulumtoj trajtimin e këtij rasti në të gjitha aspektet, dhe në kuadër të mandatit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vendet e privimit nga liria, do t’iu adresohet autoriteteve përgjegjëse, me qëllim të parandalimit të torturës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në vendet e privimit nga liria.

QKRMT ju bën thirrje të gjitha autoriteteve kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat për trajtimin adekuat të këtij rasti. Po ashtu QKRMT është duke avokuar që në ndryshimet e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, të zgjidhet çështja e vendosjes dhe trajtimit të rasteve me sëmundje të rënda dhe me diagnozë terminale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?