Qeveria e Serbisë në konflikt, shkak bëhet Kosova

Qeveria e Serbisë në konflikt, shkak bëhet Kosova

Partia Popullore e Serbisë ka dalë me një qëndrim pas konflikteve të ministrit serb Nenad Popoviq me kryeministren Ana Bërnabiq. Për shkak të konfliktit të ministrit serb Nenad Popoviq me kryeministren Ana Bërnabiq, Partia Popullore e Serbisë ka dalë me një qëndrim: “Ne vetëm po e mbrojmë Kosovën dhe rendin kushtetues”. “Çdo ministër në qeveri […]

Partia Popullore e Serbisë ka dalë me një qëndrim pas konflikteve të ministrit serb Nenad Popoviq me kryeministren Ana Bërnabiq.

Për shkak të konfliktit të ministrit serb Nenad Popoviq me kryeministren Ana Bërnabiq, Partia Popullore e Serbisë ka dalë me një qëndrim: “Ne vetëm po e mbrojmë Kosovën dhe rendin kushtetues”.

“Çdo ministër në qeveri është i obliguar ta zbatojë politikën e përbashkët të qeverisë, e ata të cilët nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, lirisht le ta braktisin”, ka porositur kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, pasi Nenad Popoviq, lideri i Partisë Popullore të Serbisë, ka deklaruar se “Marrëveshja e Brukselit është e vdekur ashtu si dhe rruga e Serbisë kah BE”, raporton “Novosti”, transmeton lajmi.net.

Bërnabiq ka theksuar se Bashkimi Evropian është prioriteti dhe qëllimi strategjik për Serbinë dhe se ministri Popoviq deklaratat e tilla mund të jep vetëm si kryetar i partisë së tij, e në asnjë mënyrë në emër të qeverisë.

PPS është përgjigjur me anë të një komunikate.

“Le ta shkarkojnë ministrin Nenad Popoviq sepse nuk ishte i gatshëm ta shkelë betimin të cilin ia ka dhënë Kushtetutës, se e gjithë Kosova është Serbi”.

“PPS gjithmonë ka qenë partnere korrekte dhe lokale dhe se gjithçka ka punuar në mënyrë publike, e jo prapa shpinës”. Pretendojnë se “gjithmonë do të thonë atë në çka besojnë dhe çfarë është më së miri për shtetin dhe popullin, pavarësisht cili do të jetë çmimi politik”, thuhet në vazhdim të saj.

“Nëse për atë që po e mbrojmë Kosovën dhe Kushtetutën dhe që themi se nuk do të japim as një metër të vendit tonë të shenjtë dhe që kurrë nuk do të pranojmë që për shkak të integrimeve evropiane të jemi komb gjenocidal, dhe që duam t’i forcojmë marrëdhëniet tona me vendet mike Rusinë dhe Kinën, dikush dëshiron që partia jonë të mos jetë më pjesë e qeverisë, ne jemi të gatshëm për këtë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?