Pushtet e opozitë kundër kushtëzimit të liberalizimit të vizave me dialogun

Pushtet e opozitë kundër kushtëzimit të liberalizimit të vizave me dialogun

Autoritetet në Prishtinë nuk e fshehin drojën se procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, mund të përfshihet si kusht i ri për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Me një kusht të tillë, nuk do të pajtoheshin as partitë në pushtet dhe as ato në opozitë. Ministrja […]

Ministrja për Integrim Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, në një interviste për Radion Evropa e Lirë, tha se “kjo do të ishte më të vërtetë zhgënjyese që të shihen tendenca të tilla, pavarësisht faktit se duhet të pranojmë se kemi pasur kërkesa, qoftë për suspendimin e taksës, qoftë për vazhdimin e dialogut, njëra e ndërlidhur me tjetrën”.

“Unë shpresoj që të mos ndërlidhet, sepse ne qysh në start e kemi paguar dyfishin e çmimit që vendet e rajonit e kanë paguar për këtë proces, pra ne kemi 95 kritere, kurse vendet e tjera i kanë pasur 40-45 kritere”, tha Hoxha.

Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, shfaqi shpresën që kjo çështje të mos ketë tendenca të tilla.

“Këtë e kemi bërë të qartë, edhe unë në shumë takime të mia, dhe kemi thënë se nuk duhet të paguajmë edhe një herë për liberalizimin e vizave duke na kërkuar diçka që nuk është fare e lidhur me liberalizmin e vizave”, theksoiajo.

Përfaqësuesit e opozitës, por edhe analistët politikë thonë se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet që çështja e liberalizmit të vizave të mos lidhet me procesin e dialogut politik Kosovë- Serbi.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli Dalipi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se dialogu politik me Serbinë dhe procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk kanë lidhshmëri dhe se institucionet e Kosovës në asnjë rast nuk duhet të lejojnë që kjo çështje të bëhet kërkesë.

“Ministria dhe Qeveria jonë duhet të insistojnë që kjo të mos futet në dialog. Përveç kësaj, duhet edhe të punojnë që ta luftojnë korrupsion dhe t’i bindin shtete anëtare që janë duke punuar në këtë drejtim, sepse ne kemi një raport të Komisionit Evropian që thotë; ‘po janë përmbushur kushtet’”, tha Pacolli-Dalipi./REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?