Prokurori i Viagras: Nisin hetimet ndaj Esat Ademit që donte të nxitej seksualisht në Prokurori

Llogaritë e ndryshme për blerje online, janë bërë të shpeshta në rrjetet sociale. E këtë mundësi e kanë shfrytëzuar edhe persona zyrtarë. Esat Ademi, prokuror i shtetit, javë më parë kishte bërë një porosi të pazakonshme, raporton KTV. Me llogarinë e tij në Facebook, ai kishte porositur produkte për nxitje seksuale, të cilat kishte planifikuar […]

Llogaritë e ndryshme për blerje online, janë bërë të shpeshta në rrjetet sociale.

E këtë mundësi e kanë shfrytëzuar edhe persona zyrtarë.

Esat Ademi, prokuror i shtetit, javë më parë kishte bërë një porosi të pazakonshme, raporton KTV.

Me llogarinë e tij në Facebook, ai kishte porositur produkte për nxitje seksuale, të cilat kishte planifikuar t’i pranonte në vendin e tij të punës – në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Ekipi i Kohavisionit ka provuar të kontaktojë edhe prokurorin në fjalë, i cili nuk është përgjigjur në telefon.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kanë thënë që nuk kanë se çka të deklarohen.

Në anën tjetër, mënyra e blerjes që ka kryer prokurori po shihet si e papranueshme nga ana e Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Sipas këtij instituti, tash i takon Prokurorisë Themelore të marrë masat disiplinore ndaj Ademit.

Masat disiplinore që mund të merren ndaj prokurorit në fjalë, sipas Ligjit për Këshillin Prokurorial, janë qortimi, qortimi me urdhër për ndërmarrje të veprimeve korrigjuese, zvogëlim i përkohshëm i pagës, ulje në detyrë apo propozim për largimin nga detyra të Prokurorit të Shtetit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?