Projektet e Qeverisë Haradinaj kthehen në pikën zero

Projektet e Qeverisë Haradinaj kthehen në pikën zero

Projektet kapitale të parashikuara të zbatohen nga Qeverisë aktuale e Kosovës nuk do të mund të realizohen përderisa kjo qeveri është në dorëheqje. Autostrada që lidh qytetet Istog – Pejë – Deçan– Gjakovë dhe Prizren, apo si njihet ndryshe “Autostrada e Dukagjinit” si dhe autostrada tjetër Kievë – Zahaq, që lidh Prishtinë me Pejën, janë […]

Projektet kapitale të parashikuara të zbatohen nga Qeverisë aktuale e Kosovës nuk do të mund të realizohen përderisa kjo qeveri është në dorëheqje. Autostrada që lidh qytetet Istog – Pejë – Deçan– Gjakovë dhe Prizren, apo si njihet ndryshe “Autostrada e Dukagjinit” si dhe autostrada tjetër Kievë – Zahaq, që lidh Prishtinë me Pejën, janë projekte që do t’i barten Qeverisë së ardhshme të Kosovës, qoftë ajo e krijuar në këtë mandat apo qeveri që do të formohet pas zgjedhjeve eventuale të parakohshme.

Po ashtu një projekt mjaft i rëndësishëm në aspektin energjetik, siç është Termocentrali “Kosova e Re”, ndonëse për këtë projekt tani është nënshkruar kontrata mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global”, besohet se mund të zvarritet.

Përfaqësuesit e bizneseve rikujtojnë se çdo herë kur Kosova ka shkuar në zgjedhje të parakohshme, ekonomisë së vendit i janë shkaktuar efekte negative.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë, se ndërrimi i shpeshtë i qeverive dy apo tre vjet pa kryer mandatin qeverisës, rritë pasigurinë politike dhe krijon paparashikueshmëri në të bërit biznes.

“Për momentin jemi në një situatë ku Qeveria është në dorëheqje, por megjithatë vazhdon të ushtrojë të gjitha funksionet qeverisëse. Pasojat e kësaj situate dhe situatës tjetër të mundshme kur vendi do të përballej me zgjedhje, është rritja e pasigurisë politike e cila frikëson dhe dekurajon investitorët potencialë. Në të njëjtën kohë, të gjitha nismat ligjore i kthen në pikën zero, që do të thotë vonesa në plotësim-ndryshimin e ligjeve të ndryshme që afektojnë sektorin privat dhe biznesin”, thotë Zeka.

Edhe projekti i Termocentralit “Kosova e Re”, do të hasë në vonesa, thekson Zeka, duke shtuar se vonesa mund të kenë edhe një sërë aplikacionesh të tjera të investitorëve që janë dorëzuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për të fituar statusin e investitorit strategjik.

“Duhet bërë të qartë që koha për bizneset është më e rëndësishme, bizneset nuk e kanë durimin dhe interesimin që të ballafaqohen me vonesa qoftë ato burokratike, qofshin ato të situatës që lidhet me gjendjen politike që është për momentin. Çdo vonesë e trajtimit të aplikacioneve të tyre, ata i dekurajon dhe ndikon në marrjen e vendimeve për investime në Kosovë”, thotë Zeka.

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë pati thënë se nuk ka arsye që të ketë ngecje në projektet e nisura.

“Deri sa nuk është i shpërndarë Parlamenti, ne ushtrojmë funksionet tona. Nëse shpërndahet Parlamenti, atëherë nuk prodhojmë më për agjendë legjislative. Duhet pritur deri në konstituimin e Parlamentit të ri dhe të mos dërgohen në Parlament ligje, akte ose propozime, ndërsa puna e Qeverisë vazhdon si çdo qeveri deri në marrjen e formimin e Qeverisë së re, pra është praktikë te ne edhe në rastet e mëhershme edhe tash është e njëjta logjikë”, pati thënë Haradinaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?