Prishtina rekomandohet nga CNN: Qytet fantastik, vizitojini këto ndërtesa

Krahas qyteteve si Haga në Holandë, Aarhusi në Danimarkë, Antwerpi në Belgjikë, Norwichi në Angli, Orange në Francë, Sarajeva në Bosnje, Malme në Suedi, Aberdeeni në Skoci, Berna në Zvicër, Wroclawa në Poloni, Tbilisi në Gjeorgji, Minsku në Bellorusi, Jerevani në Armeni, Cluj-Napoca në Rumani, Debreceni në Hungari, Ankaraja në Turqi, Plovdivi në Bullgari, Trondheimi […]
Krahas qyteteve si Haga në Holandë, Aarhusi në Danimarkë, Antwerpi në Belgjikë, Norwichi në Angli, Orange në Francë, Sarajeva në Bosnje, Malme në Suedi, Aberdeeni në Skoci, Berna në Zvicër, Wroclawa në Poloni, Tbilisi në Gjeorgji, Minsku në Bellorusi, Jerevani në Armeni, Cluj-Napoca në Rumani, Debreceni në Hungari, Ankaraja në Turqi, Plovdivi në Bullgari, Trondheimi në Norvegji dhe Torino në Itali, është radhitur edhe Prishtina.
Këto qytete janë klasifikuar mes qyteteve që duhet vizituar por ku nuk shkojnë turistët, përcjell Periskopi nga CNN.

Për Prishtinën është shfrytëzuar një pamje e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Kishës Ortodokse Serbe në kampusin universitar me përshkrimin si vijon:
“Kryeqyteti i Kosovës nuk është zakonisht në mesin e top listat e destinacioneve të rekomanduara për turistët, por nuk ka asnjë arsye për të mos e vizituar këtë qytet fascinues.
Prishtina edhe pse është bërë sinonim i luftës së 20 viteve më pare, ka arritur një transformim të madh prej atëherë, me shumë ndërtesa të veçanta.
Muzeu ekselent etnografik Emin Gjiku ia vlen të vizitohet, ashtu sikurse Muzeu Kombëtar i Kosovës.
Ashtu edhe libraria e Universitetit të Prishtinës që është unike me kupolat e saj, ndërsa ata që duan të flladiten mund të shkojnë në Germi, në very të qytetit. /Periskopi












