Prekëse: Qeni besnik e i lënduar ecë 200 kilometra duke qarë dhe mbërrin te shtëpia e pronarit që e kishte përzënë

Prekëse: Qeni besnik e i lënduar ecë 200 kilometra duke qarë dhe mbërrin te shtëpia e pronarit që e kishte përzënë

Një qen besnik e i lënduar eci për 200 kilometra nëpërmes maleve të Siberisë, duke shmangur arinj e ujq dhe duke provuar të kthehej në shtëpi te pronari që e kishte përzënë. Maru, një njëvjeçare Bummastiff, ishte dërguar përmes një treni trans-siberian në vendin ku kishte lindur pasi pronari e kishte dëbuar duke thënë se […]

Një qen besnik e i lënduar eci për 200 kilometra nëpërmes maleve të Siberisë, duke shmangur arinj e ujq dhe duke provuar të kthehej në shtëpi te pronari që e kishte përzënë.

Maru, një njëvjeçare Bummastiff, ishte dërguar përmes një treni trans-siberian në vendin ku kishte lindur pasi pronari e kishte dëbuar duke thënë se ishte alergjike dhe se nuk donte që ta mbante më.

Por qeni ia doli të arratisej nga treni, që po shkonte nga Krasnoyarsku drejt Novosibirskut, kur e kishte hapur një derë dhe kishte ikur afër Achinskut.

Stafi i trenit dëshpërimisht ishte munduar ta ndalte, por nuk ia kishte dalur.

Në Novosibirsk, pronarja e një strehimoreje për qenë ku edhe kishte lindur Maru-ja, Alla Morozowa, kishte organizuar një ekip njerëzish për ta kërkuar qenin e humbur dhe e kishte postuar lajmin edhe në media sociale.

Dhe, për habinë e të gjithëve, dy ditë e gjysmë më vonë, Maru-ja duke qenë i lënduar dhe i plagosur ishte zbuluar në një zonë industriale afër shtëpisë së pronarit që e kishte dëbuar gjashtë muaj më herët.

Qeni kishte qenë me lotë ndër sy kur ishte gjetur. /Periskopi

Të fundit
Të ngjashme