Policia flet për vajzën që u dënua me 100 euro: Ajo ka bërtitur me zë të lartë

Policia flet për vajzën që u dënua me 100 euro: Ajo ka bërtitur me zë të lartë

Mbrëmë në media bëri bujë reagimi i një qytetareje të Prishtinës, e quajtur Aida Gashi, e cila kishte bërë të ditur se është dënuar me 100 euro gjobë nga një zyrtar policor, pasi kishte qeshur me zë të lartë. Ai ka bërë të ditur edhe emrin e zyrtarit policor që e ka dënuar atë, teksa […]

Ajo kishte shkruar se po qëndronte ulur në një pushimore në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet, ku po priste një taksi dhe po bisedonte me një shoqe të saj.

Gashi kishte shkruar se një e qeshur e saj, me zë të lartë, i kishte kushtuar me 100 euro gjobë nga zyrtari policor, Fatmir Miftari.

“Zyrtari policor: Çka po kesh me zë?”

“Aida: A seriozisht po më pyet?”

“Fatmiri: Je tu keshë shumë, mos kesh!

“Aida: Me çka po e matë që po keshi shumë?

“Fatmiri: Me veshtë e mi!”, shkruante Gashi në Facebook.

Për të kuptuar se çka në të vërtet ka ndodhur mbrëmë, Periskopi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës.

Në përgjigjen dhënë Periskopit, Policia ka bërë të ditur se zyrtarët policorë kishin pranuar ankesa nga qytetarët për zhurmë në lokalet që operojnë në rrugën “Rexhep Luci”.

Sipas versionit të Policisë, qytetarja Gashi kishte shpërfillur zyrtarët policorë dhe kishte filluar të bërtas me zë.

“Me datën 18 korrik 2019 në rrugën “Rexhep Luci”, pas ankesave të qytetarëve zyrtarët policorë u janë përgjigjur thirrjeve dhe kanë identifikuar të gjitha lokalet dhe hapësirat të cilat bien ndesh me ligjin, pasi që të njëjtat nuk kanë zbatuar kufizimin kohor të paraparë me Ligjin 03/L-142. Në datën e lartpërmendur, zyrtarët policorë kanë hasur në një grup të personave në mesin e të cilëve në shenjë revolte, një person i gjinisë femrore, përpos mospërfilljes së urdhërave të zyrtarëve policorë ka bërtitur me zë të lartë dhe nuk i është bindur urdhërave të zyrtarëve policorë. Si rredhojë e këtyre sjelljeve të cilat bien ndesh me ligjin 03/L-142 për ‘prishjen e rendit dhe qetësisë publike’, të njëjtës i është shqiptuar një kundërvajtje”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë për Periskopin.

Zyrtarët policor kanë njoftuar edhe për bazën ligjore të dënimit ndaj qytetares Gashi.

“Duke u bazuar në Ligjin për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike, 03/L-142.

Neni 8 – Bezdisjet Publike– Shkeljet që kanë të bëjnë me zhurmën

  1. Kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës dhe prej orës 23:00 e deri ne orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje.
  2. Nëse kundërvajtjet nga paragrafët 1 të këtij neni janë kryer nga personi fizik, ai /ajo dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro.
  3. Nëse kundërvajtjet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni janë kryer nga pronari ose personi përgjegjës i një subjekti juridik, ai/ajo dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri shtatëqind (700) Euro”, njofton Policia.

Ata kanë bërë të ditur se vetëm në dy javët e para të muajit korrik, kanë pranuar 65 thirrje nga qytetarët e kësaj zone për prishje të rendit dhe qetësisë.

“Policia e Kosovës pas pranimit të ankesave të qytetarëve për ‘prishje të rendit dhe qetësisë publike’, ka ndërmarrë masa konform autorizimeve policore ndaj zhurmës së lokaleve, për të cilat janë shfaqur pakënaqësi të shumta për shqetësim nga ndotja akustike. Vetëm në dy javët e para të muajit korrik, Stacioni Policor Qendra ka pranuar gjithësej 65 thirrje/ankesa nga qytetarët e zonës Qendër të Prishtinës për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, thotë Policia tutje./Artinë Muçiqi/PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?