Po ktheheshin nga varrimi: Të paktën 65 njerëz vriten nga grupi islamik

Të paktën 65 njerëz kanë vdekur pas një sulmi të dyshuar nga grupi islamist Boko Haram ndaj një grupi njerëzish që po kthehej nga varrimi në verilindje të rajonit Borno në Nigeri, ka raportuar televizioni shtetëror të dielën. Grupi islamist nuk e mori menjëherë përgjegjësinë, por grupi Boko Haram dhe rivalja e tij Shteti Islamik […]
Të paktën 65 njerëz kanë vdekur pas një sulmi të dyshuar nga grupi islamist Boko Haram ndaj një grupi njerëzish që po kthehej nga varrimi në verilindje të rajonit Borno në Nigeri, ka raportuar televizioni shtetëror të dielën.
Grupi islamist nuk e mori menjëherë përgjegjësinë, por grupi Boko Haram dhe rivalja e tij Shteti Islamik në Afrikën Perëndimore (Iswa) i kanë bërë zakonisht sulmet terroriste në atë zonë.
Shefi i qeverisë lokale Mohammed Bulama ishte cituar duke thënë se sulmuesit vranë 21 njerëz që po ktheheshin nga varrimi në afërsi të një fshati.
Dhe 44 të tjerë u mbytën pasi provuan të rigrupoheshin dhe të mbronin veten. Të tjerë ishin lënduar, tha ai, duke nënkuptuar se numri i vdekjeve mund të rritej, shkruan Periskopi.
Presidenti i Nigerisë, Muammadu Buhari, të dielën dënoi sulmin dhe urdhëroi ushtrinë që të ndjekte sulmuesit.
Shteti i Bornos është epiqendra e kryengritjes së Boko Haramit dhe Iswa-s. Konflikti ka dekada që zgjat, gjatë së cilës periudhë ushtarakët kanë vrarë mijëra vetë, ndërsa miliona kanë ikur nga shtëpitë e tyre.
Ushtria e Nigerisë mohoi të jepte një koment. /Periskopi












