Pidpidaku: Ramiz Lladrovci me fjalë të Albin Kurtit tregon se cili është politikani më korrekt me PDK

Përmes një imazhi që ilustron lojën që në popullorçe njihet si ‘pidpidak’ ose ‘pitpidak’, Ramiz Lladrovci ka treguar përmes një statusi në Facebook politikanin më korrekt në skenën politike. Z.Lladrovci madje e ka përdorur termin e përdorur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për t’iu referuar partisë së tij si “konstantja politike”. Kurti e […]
Z.Lladrovci madje e ka përdorur termin e përdorur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për t’iu referuar partisë së tij si “konstantja politike”. Kurti e kishte përdorur këtë fjalë në një tubim të Vetëvendosjes ku tregonte pse nuk duhej përjashtuar koalicionin me PDK-në, nëse kjo parti do të ndërronte liderët.
Ai ka deklaruar se të gjitha partitë politike duan të hyjnë vet në zgjedhje, dhe se të gjitha e përjashtojnë PDK-në nga koalicioni. Kjo sipas Lladrovcit, që është nënkryetar i kësaj partie, nuk është e mundshme.
Ai thotë “kurrë mos thuaj kurrë” dhe thekson që Milaim Zeka është i vetmi që me partinë e tij ka pranuar se nuk do të dalë e vetme në zgjedhje dhe se nuk përjashton koalicionet me partitë e tjera.
Ky është statusi i tij i plotë në FB:
Deri më sot, të gjitha partitë janë deklaruar se do të hyjnë vet në zgjedhje (kjo dmth. se të gjithë kanë ambicie dhe sipas tyre mund ta udhëheqin qeverinë), po ashtu, të gjitha partitë janë njëzëri unike, vetëm me PDK-në mos të bëjnë koalicion (dmth. të gjitha partitë do të ishin të lumtura në pushtet pa PDK-në).
Në krejt këtë turbullirë, ma korrekti po del të jetë Milaim Zeka dhe partia e tij, P e K, që theksoi se jo vetëm që do të dalë e vetme, por nuk përjashton koalicione me konstanten politike- kurrë mos thuaj kurrë!













