Përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në Hong Kong

Hong Kongu për ditën e dytë me radhë ka pasë përleshje të dhunshme mes policisë dhe demonstruesve, të cilët gjithashtu janë të zemëruar me brutalitetin policor. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve të cilët po përpiqeshin të arrinin në zyrën e qeverisë kineze, njofton Klan Kosova. Mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë […]
Hong Kongu për ditën e dytë me radhë ka pasë përleshje të dhunshme mes policisë dhe demonstruesve, të cilët gjithashtu janë të zemëruar me brutalitetin policor.
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve të cilët po përpiqeshin të arrinin në zyrën e qeverisë kineze, njofton Klan Kosova.
Mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë pranë Sai Wan dhe Bay Causeway në Hong Kong.
Hong Kongu ka pasur tetë javë të njëpasnjëshme protesta anti-qeveritare dhe pro-demokratike.
Ai renditet si një nga qytetet më të sigurta në botë – por protestat e kohëve të fundit janë pasuar nga përleshje të dhunshme midis demonstruesve, policisë dhe njerëzve të maskuar.












