“Pazari i kerreve” në Prishtinë kthehet në kasaphane

“Pazari i kerreve” në Prishtinë kthehet në kasaphane

Kundërmim i mbetjeve të shpezëve të ndryshëm, shitje e llojeve të ndryshme të kafshëve dhe produkteve të tjera pa asnjë standard të plotësuar është pamja që ka marrë ‘tregu i veturave’ në Prishtinë. Përveç kësaj, kalimi në këtë pjesë është tejet i vështirë për shkak të bllokimit të trotuareve. Për gjitha këto organet komunale në […]

Kundërmim i mbetjeve të shpezëve të ndryshëm, shitje e llojeve të ndryshme të kafshëve dhe produkteve të tjera pa asnjë standard të plotësuar është pamja që ka marrë ‘tregu i veturave’ në Prishtinë. Përveç kësaj, kalimi në këtë pjesë është tejet i vështirë për shkak të bllokimit të trotuareve. Për gjitha këto organet komunale në Prishtinë nuk dhanë përgjigje.

Kasapë me thikë në duar dhe koka të pulave është pamja e trishtueshme që shumë qytetarë ballafaqohen në hyrje të këtij tregu.

Për mërgimtarin që ka ardhur për pushime në Kosovë, Luan Gashi pavarësisht gjitha mundësive për të blerë në këtë treg, higjiena është nën nivelin e pritur.

Se ka mungesë të sigurisë për të blerë në këtë treg e thotë për KosovaPress edhe qytetari tjetër, Hamid Selmanaj, derisa thekson se ka humbur besimi në blerjen e produkteve ushqimore.

Ndryshe nga këta, u shpreh njëri prej shitësve të shpezëve, Haki Magjolli, i cili thotë për se kjo është e vetmja mundësi mbijetese për ta, teksa thekson se gjitha mbeturinat dhe mbetjet e kafshëve i largojnë në fund të ditës.

KosovaPress ka provuar të flas dhe me shitës të tjerë, por përkundër insistimit ata nuk kanë pranuar të shprehen rreth veprimtarisë të cilën e ushtrojnë.

Përveç shitjes së shpezëve dhe kafshëve të ndryshme në hyrje të këtij tregu gjen edhe produkte ushqimore dhe teknike.

Pikërisht për shkak të një përleshje në mëngjesin e sotëm një person është plagosur në këtë treg.

Ndërkaq, përkundër insistimit të KosovaPress-it, zyrtarë përgjegjës të komunës së Prishtinës nuk janë deklaruar./KosovaPress/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?