Pavarësisht taksës së ‘Rrugës së Kombit’ rritet numri i turistëve kosovarë në bregdetin shqiptar

Shqipëria shpesh thuhet po kthehet në një destinacion që tërheq turistë nga e gjithë bota. Por turistët nga Kosova edhe përgjatë këtij viti vijojnë të jenë pushuesit besnikë të bregdetit shqiptar. Edhe këtë sezon turistik, ata zgjodhën bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e tyre verore. Veçanërisht fundjavat shënojnë edhe fluksin më të madh të […]

Por turistët nga Kosova edhe përgjatë këtij viti vijojnë të jenë pushuesit besnikë të bregdetit shqiptar. Edhe këtë sezon turistik, ata zgjodhën bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e tyre verore.

Veçanërisht fundjavat shënojnë edhe fluksin më të madh të qytetarëve nga Kosova të cilët i drejtohen jo vetëm bregdetit shqiptar, por edhe destinacioneve të tjera turistike që vendi ynë ofron.

Shifrat e publikuara sot nga INSTAT konfirmojnë faktin se taksa e Rrugës së Kombit nuk ka ndikuar në uljen e numrit të pushuesve nga Kosova, përkundrazi gjatë këtij muaji ato kanë shënuar rritje më të lartë krahasuar me një vit më parë.

Numri i turistëve nga Kosova që zgjodhën këtë qershor për të kaluar pushimet në Shqipëri, sipas INSTAT ka një rritje me 55% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në total kanë hyrë mbi 213 mijë shtetas nga Kosova.

Ndërsa gjatë gjashtë mujorit të parë të 2019, janar-qershor në Shqipëri kanë hyrë 608,649 shtetas nga Kosova. Pra kjo tregon një rritje me 6,4% më shumë shtetas nga Kosova krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018. Kësisoj turizmi me pak fjalë mbahet falë vëllezërve kosovarë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?