Pacolli: Kosova përfaqësohet në mënyrë të privilegjur në ministerialin për Liritë Fetare

Pacolli: Kosova përfaqësohet në mënyrë të privilegjur në ministerialin për Liritë Fetare

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në ministerialin mbi liritë fetare të thirrur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, ka paraqitur mozaikun multietnik dhe multi-fetar të Kosovës. Pacolli ka shkruar se Kosova përfaqësohet në mënyrë të privilegjur në Ministerialin për Liritë Fetare “Kosova përfaqësohet në mënyrë të privilegjur në Ministerialin për Liritë […]

Pacolli ka shkruar se Kosova përfaqësohet në mënyrë të privilegjur në Ministerialin për Liritë Fetare

“Kosova përfaqësohet në mënyrë të privilegjur në Ministerialin për Liritë Fetare. Arritjet tona janë të njohura gjerësisht.
Falënderova Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo për mbështetjen e tij dhe atë amerikane ndaj Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli ka shkruar se liria fetare është një parim që ka rëndësi për ne, për shkak të historisë sonë, trashëgimisë sonë dhe të ardhmes sonë.

“Në rrugëtimin tonë përpara ne duhet të shohim përsëri në traditën tonë të gjatë të bashkëjetesës paqësore midis feve të ndryshme, ne, myslimanët, katolikët, ortodoksët, protestantët, hebrenjtë dhe shumë komunitete të tjera jetojmë së bashku në harmoni dhe bashkëjetesë. Kushtetuta e Kosovës promovon praktikimin e pakufizuar të besimit dhe i jep trajtim të barabartë të gjitha feve në Kosovë dhe pasuesve të tyre.

Ne kemi përfshirë instrumentet e Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës si pjesë e sistemit tonë ligjor. Aktualisht Parlamenti ynë është duke punuar për të miratuar një ligj modern mbi liritë dhe të drejtat fetare që i imponon këto instrumente ndërkombëtare dhe parimet tona kushtetuese në legjislacionin kombëtar.

Kosova po krijon mekanizma institucionalë që do të forcojnë angazhimin e Qeverisë me të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë. Kosova është një shembull në rajon dhe më gjerë në lidhje me tolerancën ndërfetare dhe bashkëjetesën e religjioneve. Ne do të promovojmë këtë vlerë dhe trashëgiminë e Kosovës dhe jemi të lumtur ta ndajmë atë në mbarë botën. Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë Amerikane për të adresuar rëndësinë e lirive fetare dhe për të marrë iniciativa të përbashkëta me partnerët tanë”, ka shkruar ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?